Rreth 700 protestues u mblodhën të dielën në mbrëmje, në Alexanderplatz të Berlinit, duke mbajtur çadra, në një protestë kundër partisë AFD, e cila doli e treta në zgjedhje dhe cilësohet se i takon ekstremit të djathtë.
Alternativa për Gjermaninë, AFD ka arritur të marrë 13.1 për qind të votave, duke qenë kështu e përfaqësuar në Bundestag.
Turma e njerëzve ka protestuar jashtë ndërtesës të AFD, vend ku partia e djathë ishte duke festuar fitoren historike.
“Racizmi nuk është një alternativë”, “AFD është një bandë racistësh” apo “Nazizmi jashtë”, ishin disa nga artikulimet e protestuesve.
Turma më tej ka bërtitur “gjithë Berlini urren AFD-në”.
Partia mban aktualisht 23 nga 160 vende në parlamentin gjerman.
Sipas raportimeve të “Reuters”, policia ka ndërhyrë dhe ka ndaluar protestuesit që të hyjnë në brendësi të selisë së AFD. /tesheshi.com/