Një sulm ndaj disa automjeteve që ndodhi mbrëmë në qytetin Limburg të Gjermanisë po hetohet si akt terorist.
Forcat e sigurisë u kanë thënë mediave gjermane se sulmi i së hënës mbrëma, ku një kamion i grabitur iu vërsul 8 automjeteve që po prisnin në semafor, ka lënë së paku tetë të lënduar.
Fatmirësisht, autoritetet spitalore thonë se asnjë nuk është në gjendje të rëndë për jetën.
Një 32-vjeçar me origjinë nga Siria është arrestuar dhe Deutsche Welle thotë se agresori ishte në Gjermani që nga 2015-ta. Ndonëse mediat pretendojnë se e dinë identitetin e tij, sipas ligjeve gjermane në fuqi, emri i të dyshuarit nuk publikohet pa lejen e autoriteteve. /tesheshi.com/