Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gjergj Kola, piktori shqiptar në emigrim: ja çdo të thotë të çash përpara me penel në dorë

by te Sheshi
25/07/2015
in Kulturë, Të tjera
Reading Time: 4 mins read
A A
Gjergj Kola, piktori shqiptar në emigrim: ja çdo të thotë të çash përpara me penel në dorë

Nga Entela Canaj

Është e vështirë, por jo e pamundur, të shkosh në emigrim dhe të arrish të punosh në profesionin tënd… sidomos kur bëhet fjalë për artin. Gjergj Kola është shqiptari që në 25 vite emigrim ia ka dalë mbanë, jo vetëm të mbajë gjallë pasionin e tij për pikturën, por edhe të bëjë emër në tokë të huaj. Sot ai njihet në Greqi, Itali, Francë, Spanjë, SHBA e në shumë vende të tjera ku pikturat e tij janë pëlqyer pa masë.

Piktori Gjergj Kola me familjen e tij ne Fano, Itali

Aktualisht jeton në Itali me familjen e tij, në qytetin Fano.  “Këtu në Itali ka shumë shqiptarë dhe të tjerë të huaj që kanë arritur të kenë ndërtuar personalitetin e tyre dhe të funksionojnë me shumë sukses në botën e artit nëpërmjet një pune, këmbëngulje dhe mundimi shumë të madh. Ka mjaft të tjerë që janë në procesin e formimit dhe të konfirmimit të punës së tyre por duhet pasur parasysh se nuk jetojmë ndonjë epoke engjëllore. Vështirësitë janë kolosale, por kjo nuk do të thotë se nuk kapërcehen, por duhet shumë punë dhe vendosmëri”, na tregon Gjergj Kola.

Numëron me dhjetra ekspozita kudo nëpër botë, dhe pikturat e tij janë vlerësuar thjesht si mbreslënese, e janë zgjedhur për tu ekspozuar në muzeumet më të famshëm të botës, si Muzeu i Louvrit në Francë, në SHBA, Londër, Spanjë etj. Në Greqi ku ka jetuar gjatë, i kanë besuar të pikturojë muret e ndërtesës së Mitropolisë së Kozanit, monument kulture i kategorisë së parë në Greqi.

Pikture e realizuar nga Piktori Gjergj Kola me rastin e ekspozites per 100 vjetorin e pavarsise qe u shfaq ne Itali

Thotë se artin ia dedikon vetë njeriut, duke e quajtur krijesën më të bukur; se arti i tij është i thjeshtë, nuk ka kode sekrete për t`u dëshifruar, por është i drejtpërdrejtë dhe i kuptueshëm nga të gjithë. “Arti im është i thjeshtë, dhe i kuptueshëm për të gjithë. Nuk dua që shikuesit të lodhen duke zbërthyer me kode sekrete ate çfarë unë dua të them në pikturën time por dëshiroj komunikimin e drejtpërdrejtë duke e parë shikuesin në sy dhe të ndihet sa më mirë në botën time. Arti është ushqim i domosdoshëm shpirtëror, i ngjashëm me fenë, që funksionon ëmbël dhe në heshtje gati pa u kuptuar”, thotë Gjergj Kola.Është larguar nga Shqipëria që në vitet 90-të si mijëra bashkëatdhetarë të tjerë që morën rrugët e emigrimit për një jetë më të mirë, e nga ajo kohë kujton vështirësitë dhe  rrugët që iu hapën për t`u marr më art: “Qysh në ditët e para të pranisë në shtetin fqinj, pasi kisha vizituar Muzeun Historik të Kozanit hyra në kontakt dhe nënshkruam kontratën e parë të bashkëpunimit për një sërë veprash me karakter dekorativ,muzeal dhe ilustrime me krijuesin dhe drejtuesin e këtij muzeumi, mikun tim të paharruar Kostantinos Shambanopoulos. Ky bashkëpunim vazhdoi më tepër se 15 vjet dhe gjatë kësaj periudhe pune intensive krijova raporte miqësore dhe pune me disa qendra të tjera kulturore dhe artistike në Greqi dhe në diasporën greke në USA dhe vende të tjera. Edhe pse i vendosur në Itali në vitin 2009 mu besua pikturimi i ndërtesës së Mitropolisë së Kozanit, monument kulture i kategorisë së parë dhe kjo ka qenë një nder i madh dhe solidarizim i jashtëzakonshëm për krijimtarinë time artistike dhe për sakrificën time personale e familjare”, tregon Kola, ndërsa thotë se në Shqipëri rrugët dhe dyert për të ushtruar sadopak aktivitetin artistik kanë qenë gjithmonë të mbyllura.

Të gjithë i pëlqejnë pikturat e tij, njerëz të thjeshtë dhe të  të famshëm, dhe as ai vet nuk e di se në sa muzeume  e sa shtëpi qëndrojnë varur punët e tij.

Gjergj Kola

“Pikturoj me sa mundem dhe sikurse e ndiej njeriun me gëzimin, hidhërimin, padrejtësinë, pabarazinë, dashurinë , historinë të gjitha këto në momente të ndryshme të jetës sonë. Puna ime prezantohet dhe ekspozohet mund të them kudo, në lokale të thjeshta, shtëpi të varfra, gjysmë të varfra, të pasur e shumë të pasur, në muzeume të panjohur dhe të mëdhenj, është pjesë e koleksionistëve dhe e fondacioneve në disa vende të botës. Puna e ime është e ekspozuar dhe pjesë e shumë koleksioneve tek njerëz të thjeshtë, tek personalitete të botës akademike, kulturore, politike etj. në disa vende të botës dhe mund të them e ekspozuar në të gjitha nivelet deri në Muzeun e Louvrit në Paris, në Galerinë Skryptir në Londër në Cassa Batlo në Barcelonë, në Universitetin e Bristol USA,në Art Museum Ny USA në Cikago, Toronto, Moska, Kiev, Mariupoli, Malaga, Tiranë, Romë, Athinë, Kozani, Torino, Pesaro, Fano, Siena, etj”, thotë piktori.

Mendon se dallimi që egziston mes shtetesh sa i përket vlerësimit që u jepet piktorëve është i madh, sidomos kur flitet për Shqipërinë, ndaj dhe ka një mesazh për kryeministrin Rama. “Shteti shqiptar përsa i përket zhvillimit dhe aktiviteteve artistike në përgjithësi deri këto vitet e fundit nuk ka treguar ndonjë interes serioz. Për kryeministrin kam çfarë të them, se meqënëse i përket artit di dhe kupton fort mirë domosdoshmërinë e tij, le t`i kthejë sadopak sytë edhe nga artet e kultura pa të cilët nuk mund të ketë kuptim jeta, do të ishte shumë e varfër dhe akoma më e mërzitshme rutina e së përditshmes. Le të shpresojmë në horizonte të reja”, thotë Gjergj Kola.

Këtë vit ka në plan të kthehet në Shqipëri, për të çelur ekspozitën e radhës e për t`u takuar me miqtë. Ekspozita e reduktuar “Ditari im ” është planifikuar të prezantohet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë më 10 shtator 2015. /tesheshi.com/

Related Posts

Të pathënat e Al Pacino-s
Kryesore

Të pathënat e Al Pacino-s

10/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Michael Douglas: “S’dua të vdes në shesh xhirimi!”
Kulturë

Michael Douglas: “S’dua të vdes në shesh xhirimi!”

08/07/2025
Next Post
Lypësit (dhe jo vetëm të Kosovës), sa janë dhe për kë e shtrijnë dorën ?

Lypësit (dhe jo vetëm të Kosovës), sa janë dhe për kë e shtrijnë dorën ?

Kanali i ri i Suezit kalon me sukses vënien në provë

Kanali i ri i Suezit kalon me sukses vënien në provë

Shorti për “Rusi 2018” në imazhe

Shorti për "Rusi 2018" në imazhe

TË FUNDIT

  • Të fundit
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

11/07/2025
Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

11/07/2025
Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni