Gjergji Bojaxhi, politikani që synon të çajë tripolaritetin në vend dhe në 2015-n në Tiranë e që thuajse ja arriti në “shifra morale”, ka thumbuar dukshëm çadrën e PD-së.
Në një postim në Facebook, Bojaxhi thekson se se protesta e Partisë Demokratike dhe çadra e ngritur prej tyre mbeten thjesht një “déjà vu”.
“Atëherë ishte z.Rama në opozitë që kërkonte rrëzimin e asaj qeverie dhe sot është z.Basha që kërkon rrëzimin e kësaj qeverie. Tre muaj para zgjedhjeve, historia e vendit tim po më duket e ngjashme me historinë e atyre njerëzve që, të pafuqishëm për të ndërtuar një shtëpi me llaç e tulla, jetojnë nën çadër, duke e përdorur atë si një shkak të madh për të justifikuar pamundësinë e tyre”. /tesheshi.com/