Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gjeopolitika e re që prodhoi Samiti i Triestes: Merkel rimerr precedentin osman për paqen në Ballkan

by te Sheshi
13/07/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Gjeopolitika e re që prodhoi Samiti i Triestes: Merkel rimerr precedentin osman për paqen në Ballkan

Samiti i Triestes, një mbledhje për të katërtin vit e Gjermanisë, Francës, Austrisë, Italisë dhe Britanisë së Madhe dhe natyrisht BE-së me 6 vende të Ballkanit Perëndimor, çimentoi atë që tashmë quhet si Zona e Lirë Ekonomike e Ballkanit.

Vini re, shtetet që po e ndërtojnë këtë hapësirë të re, janë as më pak e as më shumë por Fuqitë e Mëdha që vendosën për të ndarë trojet që ishin nën administrimin e Perandorisë Osmane pas rënies së saj, ku mungon vetëm Rusia.

Një fakt i rëndësishëm që tregon se ky samit apo edhe tre të tjerët që e pararendën nuk janë një rastësi historike, por një lëvizje e madhe gjeopolitike.

Është krijuar një hapësirë e re politiko-ekonomike që do të përjetojë një “stazh” apo “karantinë” quaje si të duash, për të dhënë provën e hyrjes së vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian si kufi në vitin 2020.

Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i vjen ta quajë këtë hapësirë të re gjeopolitike, si një “Jugosllavi të re plus Shqipërinë”.

Vuçiçit, që synon të shpërndajë imazhin se i ngjan kroatit Josip Broz Tito, pra “babait” të Jugosllavisë, i konvenon që të çimentojë në opinion aureolën se po krijohet një “Jugosllavi e re” me shqiptarët këtej dhe matanë kufirit, çka natyrisht donin dhe punuan dhe baballarët e Serbisë famëkeqe të Naçertanies, që Tito i përdori shumë politikisht.

Dhe fatkeqësisht, edhe shumë analistë në Prishtinë e Tiranë, po e përhapin idenë e Vuçiçit, duke argumentuar se ajo ç’ka Angela Merkel po vulos në Ballkan, nuk është gjë tjetër veçse një Jugosllavi e re, ku serbët sërish do t’jua “hipin” shqiptarëve.

Por kjo tezë, realisht nuk mbahet në këmbë me asnjë shtyllë, as nga pikëpamja historike e as gjeopolitike.

E para: që të kemi një Jugosllavi të re do të duhet të kemi një nga shtyllat e saj, lidhjen kroato-sllovene.

Jugosllavia e parë e krijuar nga rusët dhe francezët, pas Luftës së Parë Botërore, u quajt Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene dhe si krijesë gjeopolitike kishte aleancën e serbëve ortododoksë me kroatët e sllovenët katolikë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Stalini me Rusveltin dhe Churchill-in, në Jaltë e ndanë Jugosllavinë 50 me 50, pra Kroacinë, Slloveninë dhe Bosnjën do ta kishte Perëndimi, ndërsa Serbinë e Maqedoninë – Moska.

Kosova u la amorfe, një cassus belli, me të cilin Tito-ja luajti rëndë në vitet e para pas luftës, duke thënë se Jalta kishte lënë edhe Shqipërinë si pjesë të Jugosllavisë.

Por Stalini, me letrën e famshme të Kominternit në vitin 1947, akuzoi Titon se kishte shkelur paktet duke dërguar ushtrinë në Shqipëri dhe e urdhëroi të kthehet mbrapsht, që Titoja e bëri menjëherë dhe sovjetikët ndihmuan Enver Hoxhën të zhdukte Koçi Xoxen, njeriun e jugosllavëve, e të pastronte  administratën nga shpura e korçarit me origjinë maqedonase.

Në fund të viteve ‘90 të shekullit të shkuar, Slobodan Millosheviçi, tentoi të ndryshonte gjeopolitikën në Ballkan, duke synuar të bëjë të vetën Bosnjën dhe Kosovën, natyrisht duke kafshuar edhe territorin e Krajinës në Kroaci.

Por siç dihet, i humbi të gjitha. Kjo sepse Gjermania e fuqizuar tashmë e Helmut Kohlit njohu menjëherë Kroacinë e Slloveninë, duke i armatosur rëndë ushtritë e tyre.

Sakaq, Perëndimi u bë bashkëfajtor në gjenocidin serb në Bosnjë, duke ndërhyrë më vonesë dhe në vitit 1999 operacioni u krye me çlirimin e Kosovës.

Rusia nuk ndërhyri, pasi e dinte mirë paktin e Jaltës, që ishte shkelur në fillim nga Tito e më pas nga Millosheviçi.

Pra historikisht ajo që lindi në Trieste dje nuk ka lidhje fare me Jugosllavinë.

Ndërsa gjeopolitikisht është një union i përbashkët i serbëve, shqiptarëve, boshnjakëve, malazezëve dhe maqedonasve, natyrisht me pakica të vogla etnike të tjera.

Pikërisht kjo hapësirë e re e përbashkët që synohet të mbështetet si një pol ekonomik dhe tregtar, është një precedent i njohur në histori dhe që ka pasur sukses dhe prosperitet.

Bëhet fjalë për periudhën historike kur Ballkani Perëndimor ndodhej nën administrimin e Perandorisë Osmane.

Shqiptarët, serbët, boshnjakët, malazezët dhe maqedonasit, jetonin në një hapësirë të lire, pa kufij, që zhvillonin tregti të lirë dhe zejtari të rregulluar për shumë e shumë vite, duke gjeneruar paqe, prosperitet social dhe zhvillim ekonomik.

Kjo natyrisht solli mbruajtjen e elitave kombëtare në të gjithë popujt përbërës.

Kjo paqe u prish nga ndërhyrja e Rusisë pas rënies së Perandorisë Osmane, e cila njëanshëm vendosi ekuilibra të përmbysura në dëm të popullit të dytë të kësaj hapësire, shqiptarëve, por natyrisht edhe boshnjakëve.

Gjermanët, që patën një eksperiencë të shkurtër të administrimit të Ballkanit Perëndimor nga viti 1942-1944, pra nën qeverisjen e Hitlerit, panë sesi lehtësisht Ballkani Perëndimor mund të bashkëvepronte vetëm duke mos qenë serbët si sundues e shtypës të popujve të tjerë.

Dhe Angela Merkel ka rimarrë këtë precedent histori në një rrafsh gjeopolitik, nën një hartë të re shpërndarje forcash, ku Gjermania është aktori më i fortë në lojë, në radhë të parë ekonomikisht dhe Rusia nuk duhet të jetë aktor në lojë.

Moska natyrisht është faktor dhe do të jetë gjithmonë, si pasojë e influencës së saj tek serbët, por ajo nuk ulet në tryezën e madhe.

Kjo për arsyen e thjeshtë: paratë i ndan Berlini.

Dhe këtë e thotë shkoqur “Sputnik” në analizën e saj mbi Samitin e Triestes, të cilin e titullon: “Merkel krijon Ballkanin e ri larg nga Rusia”.

Një Ballkan, i cili natyrisht ka të forta influencën e Moskës te serbët, Turqisë tek shqiptarët, boshnjakët e maqedonasit, por që po delineohet si pjesë e një zone të re, ku Gjermania është aktori numër një që ndan para dhe influence politike.

Nuk është rastësi që Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, dy liderët e shqiptarëve dhe serbëve janë të mbrojtur politikisht prej 4 vitesh nga “halla” Merkel.

E cila po rikthen në jetë një model politiko-ekonomik të suksesshëm për kohën kur ka mbizotëruar, gjatë periudhës Osmane, kur Ballkani nuk ishte një histori genocidi e lufte, por paqeje dhe zhvillimi ekonomik.

Stefan Surliç, profesor i shkencave politike për marrëdhëniet me Europën në Universitetin e Beogradit, thekson në një prononcim për “Sputnik” se “shprehja më e volitshme për ballkanasit sot është pikërisht ajo që është përdorur si aksiomë politike në kohën e Perandorisë Osmane se: ‘qingji i mirë pi dy nëna’!”

Padyshim në kushtet e reja historike, kemi të bëjmë me zhvillime dhe kontekste të ndryshme, por edhe pse “nuk është më modë”, është korrekte që njohësit apo analistët, siç u quajmë tani, të elaborojnë të gjithë rrafshin e argumenteve mbi gjeopolitikën e re që doli nga Trieste dhe jo t’i shkojnë mbrapa propagandës së Vuçiçit. Tjesht nuk qëndron në këmbë… /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Studenti i kantos i mahnit të gjithë, shfaq talentin e tij në rrugë (video)

Studenti i kantos i mahnit të gjithë, shfaq talentin e tij në rrugë (video)

Raporti:  Më shumë se 2 miliardë njerëz nuk kanë ujë të pastër e të pijshëm në shtëpitë e tyre

Raporti: Më shumë se 2 miliardë njerëz nuk kanë ujë të pastër e të pijshëm në shtëpitë e tyre

Skocia, vendi i parë me produkte higjienike falas për gra dhe vajza

Skocia, vendi i parë me produkte higjienike falas për gra dhe vajza

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni