Dy gjeografët me të zëshëm kundër marrëveshjes aktuale të Demarkimit të vijës kufitare me Malin e Zi, Florim Isufi dhe Shpejtim Bulliqi, kanë reaguar përmes një postimi në Facebook duke thënë se kufiri sipas Ibrahim Rugovës dhe Enver Malokut, ishte harta e Kosovës me kufijë tjerë nga marrëveshja e vitit 2015.
Sipas kësaj harte, brenda kufijeve të Kosovës është edhe territori prej 8200 ha që sipas marrëveshjes së vitit 2015 do të kalojë nën kontrollin e Malit të Zi.
Gjeografi Florim Isufi ka postuar një fakt hartografik duke pyetur se “a kanë gabuar kryetari i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe udhëheqësi i Qendrës Informatike të Kosovës, Enver Maloku kur kishin publikuar në atë kohë hartën e Kosovës me kufij tjerë nga këta të marrëveshjes së vitit 2015.
Deputeti Bulliqi, vërejtjet e tij për Demarkacionin i bëri së fundmi edhe në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, ku në sy ia tha Mustafës se “marrëveshja është e gabuar dhe e dëmton shtetin”.
Kujtojmë se kryeministri ka paralajmëruar se këtë muaj Demarkacioni mund të rikthehet në Kuvend për ratifikim, por nuk ka dhënë një datë të saktë. /tesheshi.com/