Ekipi i futbollit argjentinas po përjeton nëj gjendje të nderë pas humbjes poshtëruese me Kroacinë.
Mediat në Buenos Aires kanë zbuluar se një numër i madh lojtarësh janë kthyer kundër trajnerit Jorge Sampaoli. E mes tyre dhe kapiteni Lionel Messi.
Ka qenë vetë Sampaoli ai që iu është ankuar gazetarëve argjentinas se ai kishte dhënë Messit dorën e pajtimit, por “pleshti” e ka refuzuar.
“Unë i dhashë dorën e tij (Messit), i dërgova një mesazh Ëhatsapp dhe i thashë se mbetej i preferuar tek unë, e lexoi dhe nuk u përgjigj”, tha Sampaoli.
Supozohet se shkak ka qenë mospajtimi mbi taktikat e ekipit.
Argjentina pret të përballet me Nigerineë, shpresa e fundit për kualifikim.
Askush nuk beson se Messi do të kthehet në shtëpi pas raundit të parë. Hera e fundit ndodhi në Botërorin e vitit 2002, kur Argjentina ishte në në grup me Suedinë, Anglinë dhe Nigerinë,e ku përfundoi në vendin e tretë. Pra, si atëherë edhe sot, Nigeria i ka dalë sërish në rrugë. /tesheshi.com/