Financieri pasanik amerikan, Jeffrey Epstein, është gjetur i vdekur në qelinë e tij të burgut ndërsa priste të gjykohej për trafikim seksual të qenieve njerëzore.
Lajmin e raportojnë mediat amerikane.
Trupi i tij u zbulua në 07:30 sipas kohës lokale (11:30 GMT) të Shtunën në burgun ku po mbahej në Neë York.
Epstein kishte deklaruar se nuk ndjehej fajtor për këto akuza, duke insistuar se ato ishin komplot kundër tij.
Aktakuza ndaj Epstein kishte marrë bujë mediale për shkak të lidhjeve të tij të njohura me Donald Trump, dhe në anën tjetër me Hillary Clinton. /tesheshi.com/