Policia ka gjetur trupin e pajetë të gazetares suedeze Kim Wall, dy muaj pasi ajo u zhduk në një udhëtim me një marinar danez, raporton BBC.
Koka e saj u gjet në një qese, ku ishin futur gjithashtu edhe dy këmbët, tha inspektori i policisë së Kopenhagenit, Jens Moller.
Kurse, një tjetër qese përmbante rrobat e saj.
Këto dy qese u gjendën në det jashtë Kopenhagenit, pasi ajo hipi në nëndetëse me Peter Madsen, më 10 gusht.
Por, marinari danez ka mohuar vrasjen e saj. /tesheshi.com/