Vullnetarët e kujdesit të kafshëve në Australi kanë arritur të zbulojnë një breshkë shumë të rrallë. Breshka bebe, të cilës stafi i Coolum District Coast Care Group, i kanë vënë emrin Alby, është një breshkë jeshile vetëm me emër, pasi lëkura e saj është e gjitha e bardhë me disa pika të vogla rozë, siç mund të shikohet edhe në fotot e shpërndara në Facebook.
“Alby ishte lënë në fole, bashkë me motrat dhe vëllezërit e saj. Ajo u gjend të premten në mbrëmje nga vullnetarët, nën rërë”,- deklaroi Coolum District Coast Care Group
Breshka e rrallë lindi e para mes 122 motrave dhe vëllezërve të saj, të lënë të gjithë në fole, nën rërë. Ajo është breshka e parë albine e gjetur për 9 vite.
Presidentja e Coolum District Coast Care Group, Linda Warneminde u shpreh se lëkura e rrallë e Albyt mund të ndikojë në mbijetesën e kafshës. /tesheshi.com/