Kryetari i Komisionit për Persona të Pagjetur, Prenk Gjetaj ka konfirmuar se në gërmimet e sotme në Suhodoll të Mitrovicës kanë gjetur mbetje kockore në katër lokacione.
“Sipas informacioneve të zyrtarit që ka ndjekur punimet, janë gjetur pjesë kockore fragmentare, por nuk e dimë nëse përfaqësojnë ndonjë person apo shumë persona. Tani do të proçedohen dhe gërmimet do të vazhdojnë në këtë zonë”, ka thënë Gjetaj për mediat kosovare.
Ky lokacion është gërmuar deri tani tri herë dhe ishin gjetur gjithsej 105 trupa, të cilat janë identifikuar dhe dorëzuar familjarëve, mirëpo ka pasur dyshime të vazhdueshme se ky lokacion nuk është vlerësuar mirë. /tesheshi.com/