Fosile gjigande breshke u gjetë në veri të Amerikës së Jugut, duke u lënë studiuesit gojëhapur.
Breshka, e quajtur shkencërisht stupendemys geographicus, besohet të ketë jetuar 13 dhe 7 milion vjet më parë.
Fosilet u gjetën në shkretëtirën kolumbiane Tatacoa dhe rajonin Urumaco të Venezuelës.
Fosilet e para stupendemys u zbuluan në vitet 1970, por shumë mistere mbeten në lidhje me kafshën me 4 këmbë.
Këto kafshë kanë banuar në një zonë të gjerë moçalore, në të gjithë veriun e Amerikës së Jugut përpara se të formohen lumenjtë Amazon dhe Orinoco, raporton BBC.
Mashkulli kishte brirë në të dy anët e guaskës së tij që ndoshta përdoreshin si shtizë për të luftuar rivalët.
Studiuesit besojnë se breshka gjigande jetonte në fund të liqeneve dhe lumenjve pranë krokodilëve gjigandë dhe ushqehej me kafshë të vogla, fruta dhe fara.
Madhësia e madhe e stupendemys ishte vendimtare në mbrojtje kundër grabitqarëve të tjerë të mëdhenj. Një prej fosileve është gjetur me një dhëmb gjigant krokodili në të. /tesheshi.com/