Ka përfunduar aventura alla “Telma dhe Luiza”, jo fiks si në film, e dy vajzave adoleshente nga Tirana të cilat u zhdukën më datë 1 janar duke u larguar nga familjet e tyre.
Mojna Hajdaraj dhe Kejsi Ahmetaj, janë gjetur në Përmet, në një hotel të këtij qyteti, e bashkë me ta ka qenë dhe një 45-vjeçar, ende e pasqaruar se ç’rol ka patur, të shoqëruar të tre në polici.
Në shpjegimin e parë të vajzave, ka qenë ajo se ajo nuk trajtoheshin mirë nga prindërit, e ndaj kishin vendosur të largohen.
Në njoftimin zyrtar të policisë, thuhet:
“Si rezultat e kontrolleve të vazhdueshme nga DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Përmet, paraditen e sotme u bë e mundur gjetja e dy vajzave të mitura që janë larguar nga banesa më datë 01.01.2021.
Vajzat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhen në Komisariatin e Policisë Përmet, ku do të merren nga shërbimet e DVP Tiranë dhe do të dërgohen nëpër banesat përkatëse”.
Policia po heton se ç’fshihet pas kësaj ngjarjeje me plot hije pas aktit të pazakontë të vajzave. /tesheshi.com/