Organizata për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi” ka njoftuar se të enjten, gjatë punimeve në autostradën Prishtinë-Shkup, në mes të fshatit Semajë dhe Izhacë kompania “Bechtel Enka” hasi në një shpellë.
“OMMGJ kërkon me urgjencë që punimet të ndërpriten deri në sqarimin e situatës dhe marrjes së mendimit nga profesionistët e kësaj lëmie.
Ne konsiderojmë se kjo shpellë mund të ketë rëndësi potenciale në shumë sfera si dhe mund të ndikojë në zhvillimin e turizmit në këtë rajon andaj kërkojmë që të punohet me profesionalizëm.
Ne si shoqëri civile jemi dukë shikuar me vigjilencë zhvillimin e kësaj situate dhe kërkojmë që të veprohet menjëherë”, thuhet në njoftimin e organizatës për mbrojtjen e mjedisit “Gjethi”. /tesheshi.com/