Zyrtarët afganë kanë konfirmuar vrasjen e më së paku gjashtë personave dhe plagosjen e 24 të tjerëve mbrëmjen e së mërkurës, kur një kamikaz hodhi veten në erë pranë ambasadës ruse në Kabul.
Shënjestra e sulmuesit vetëvrasës me një motoçikletë ishte një autobus brenda së cilit gjendeshin punonjësit e një televizioni privat.
“Së paku gjashtë joushtarakë u vranë gjatë sulmit. Katër prej tyre ishin femra,” njoftoi zëvendësministri i Brendshëm afgan.
Autobusi u përfshi nga flakët pas goditjes, dhe kishte në të punonjësit e televizionit lokal Tolo Tv.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë, ndërsa akti vrasës u dënua nga presidenti i vendit, si dhe nga SHBA-të. /tesheshi.com/