Fill pas ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës nga Vatikani, në qarqet akademike maqedonase ka nisur sërish një luftë për “gjakun” e saj, në ka qenë shqiptar apo maqedonas.
Kreu i Akademisë së Shkencave në Maqedoni, Taki Fiti, ka thënë se gjaku i saj ka qenë i përzier, si për të gjetur një të mesme të artë si zgjidhje në sherrin mes dy etnive në rrafshin akademik.
Por ai është kundërshtuar ashpër nga shqiptarët Luan Starova, Alajdin Abazi, Abdylmenaf Bexheti dhe Izet Zeqiri, të cilët mbrojtën qëndrimin se gjaku i saj është pastërtisht shqiptar.
Siç dihet, Gonxhe Bojaxhi ka lindur në një familje katolike në Shkup. Të dhëna të shumta nga jeta e saj vërtet e provojnë si “shqiptare”, por që maqedonasit, duke zbuluar tek ajo dhe një vllehe në origjinë, kanë tentuar t’i japin statusin dhe të një gjysmëmaqedonaseje. /tesheshi.com/