Policia arrestoi në mbrëmje shtetasin Daniel Dobraj, 18 vjeç, që është personi i identifikuar si autori i kapsollës e cila i këputi gishtat polices Ina Muka.
Kjo e fundit u nis drejt Stambollit, për t’u kuruar në një spital të specializuar.
Në reagimin e parë ndaj këtij rasti të kreut demokrat Basha, prej këtij të fundit u tha se ajo ishte e patrajnuar, ndërkohë që më vonë doli se efektivja Muka ishte detyruar që ta heqë kapsollën nga qafa, aty ku ishte qëlluar me të.
Ndërsa LSI, plagosjen e rëndë të polices, e komentoi si pasojë e gjuhës së Ramës në parlament. /tesheshi.com/