Ky është mendimi i sekretarit të përgjithshëm të UEFA-s, Gianni Infantino, njëherësh edhe kandidat për kryetar të FIFA-s.
“Është një kompeticion që mbahet çdo katër vite, ndaj edhe mundësia për të promovuar futbollin në gjithë botën do jetë më e madhe, sikur të merrnin pjesë 40 skuadra në kampionatin botëror”, u shpreh Infantino.
Programi i tij me të marrë postin e të parit të FIFA-s, është mjaft i qartë: “reformë, demokraci dhe bashkëpjesëmarrës në zhvillimin e futbollit”.
Madje, Infantino ka një ide mjaft të veçantë edhe sa i përket organizimit të kampionatit botëror, duke theksuar se çdo dy vitete, të gjitha Konfederatat do të kenë mundësinë të organizojnë nga një kampionat botëror. /tesheshi.com/