Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi është kthyer në një ccështje kryesore në Kosovë. Përveç deputetëve opozitarë mendohet se edhe disa ligjvënës të PDK-së, LDK-së dhe deputetë të pavarur nuk do ta japin votën e tyre.
Një prej tyre është deputeti i pavarur Gëzim Kelmendi.
Ai tha për mediat kosovare se nuk do ta votojë një marrëveshje të tillë, ndërsa shtoi se nuk do të ndalet vetëm me votën e tij, por të do të tentojë edhe me deputetet e tjerë që të bisedojë dhe t’u japë fakte se Kosova humb territor me këtë marrëveshje.
Ai gjithashtu beson se është një numër i konsiderueshëm edhe i deputetëve të pozitës që nuk do ta votojnë këtë marrëveshje. /tesheshi.com/