Miliarderi George Soros ka paralajmëruar se vota për daljen e Britanisë nga BE-ja ka për ta bërë praktikisht të pakthyeshme shpërbërjen e unionit.
“Tani është materializuar skenari katastrofik së cilit shumë njerëz i frikësoheshin, duke e bërë praktikisht të pakthyeshme shpërbërjen e BE-së,” ka shkruar Soros në artikullin e tij më të fundit.
Ai ka thënë se pasojat për ekonominë do të jenë të krahasueshme me ato të krizës financiare të viteve 2007-2008.
“Tregjet financiare anembanë botës ka të ngjarë të jenë të trazuara për aq kohë sa të negociohet procesi i komplikuar i divorcit politik dhe ekonomik me BE-në.”
“Britania mund ose nuk mund të jetë në fund relativisht në gjendje më të mirë se vendet e tjera duke e lënë BE-në, por ekonomia dhe njerëzit e saj kanë për të vuajtur në mënyrë domethënëse në një periudhë afatshkurtër dhe afatmesme,” ka vënë në dukje Soros.
Pavarësisht mendimit të tij për një shpërbërje të pakthyeshme të BE-së, Soros ka bërë thirrje për një proces rindërtimi të unionit europian, në përpjekje për ta shpëtuar atë.
“Pas Brexit-it, të gjithë ne që besojmë në vlerat dhe parimet për të cilat BE-ja u projektua që t’i mbante lart duhet të bëhemi bashkë për ta shpëtuar atë përmes rindërtimit të saj.” /tesheshi.com/