Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gent Bejko: Një teatër i keq ai kur lyen një pallat me tubacione të kalbura

by te Sheshi
22/04/2016
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 7 mins read
A A
Gent Bejko: Një teatër i keq ai kur lyen një pallat me tubacione të kalbura

Nga Bardha Nergjoni

Genti, aktori, ai i batutave angleze, i dhëshbëlshave të famshëm të Portokallisë,  ai që krijoi dhe ndërtoi shumë pjesë e shfaqje, është zhvendosur përkohësisht në Kanada. E ka bërë rrugë largimin dhe kthimin e tij, aq sa askush nuk e di se kur ikën e vjen në Shqipëri. Me gjithë kësaj ecejakeje, jeta e artistike është ajo që mbetet si aktor, regjisor e libretist, duke realizuar role që e vendosin atë në një tjetër nivel jo vetëm si qytetar i botës, siç i pëlqen ta quajë veten, por edhe si aktor i botës përtej skenës shqiptare në një sprovë kanadeze.

12193470_921029184601392_23345120649993333_n

Ka 15 vjet që prodhon në tri zhanre dhe është duke xhiruar një film; ka shkruar një pjesë dhe herë herë ndërfutet si aktor në Kanada duke synuar edhe atje një karrierë që ka më shumë konkurencë por jo më pak kënaqësi. Mes Tiranës dhe Montrealit, Bejko ndjek jetën politike, artistike, zhvillimet më të fundit që pazgjidhshmërisht në Shqipëri lidhen me politikën. Është një kritik i kahershëm i Kryeministrit dhe e përcjell nivelin e teatrit sot me batuta e humor që shpesh janë mënyra më e mirë për të thënë një të vërtetë të hidhur. Batuta e fundit  e tij është ajo e shqiponjës simbol që tashmë nuk gjendet këtu por vjen nga jashtë, sidomos kur luan Kombëtarja. Gent Bejko kërkon të përcjellë të sotmen siç e përjeton një artist, i larguar për pak nga Shqipëria, mjaftueshëm në distancë për të reflektuar dhe mjaftueshëm kritik për ta parë këtë realitet nga brenda dhe jashtë..

Bejko po i mungon skenës shqiptare, si Portokallisë ashtu edhe teatrit. Si po shkon shpërngulja në Kanada? Çfarë projektesh keni?

Që të shpërngulesh, duhet të kesh rrënjë të forta. Me këtë nuk dua aspak të mohoj vendin apo origjinën time, por të jap e të shpreh mendimin që herët është endur në kokën time, se bota është shumë më e madhe se 28.000 metrakatrorë.  Dikur adoleshent, thoja si me të qeshur, rrugëve të Europës, kur më pyesnin nga vjen: Jam një qytetar i botës. Sot ende i qëndroj këtij mendimi. Në mëmëdhe shpesh më kanë “akuzuar” se bëja humor anglez. Kanë pasur të drejtë deri diku. Madje thashë njëherë të ta jepja intervistën në anglisht në shenjë proteste.  Përsa i përket Portokallisë: kam mbi 6 vjet tashmë, (që prej vitit 2010) që i mungoj, por duke parë se gjetje të mijat artistike ende vazhdojnë të riprodhohen suksesshëm, apo talente të reja, të cilat karrierën e tyre e kanë nisur nga shfaqjet apo trajnimet e mia, tregon bukur “praninë” time, që nga themelet e atij show dhe jo vetëm, ashtu si edhe në shumë prodhime të tjera televizive apo teatrore.

Gjithsesi me të kaluarën le të merret historia. E tashmja dhe e ardhmja kanë rëndësi më shumë. Momentalisht ndodhem në Kanada dhe kam realizuar disa projekte në bashkëpunim me artistë kanadezë. Sapo mbaruam xhirimet e një filmi të një kolegut tim dhe shpresojmë që së shpejti të fillojmë xhirimet për një thriller me regji timen. Po kështu jam edhe në proces provash me një rol në një shfaqje teatrore, me një kompani teatrore, me të cilën do të marrim pjesë edhe në një prej festivaleve më prestigjoze teatrore këtu. Gjithashtu jam edhe pjesë e një komedi-clubi ku përveç gjyqtarit dal edhe vetë ndonjëherë në skenë. Sfidat janë më të mëdha, konkurenca më e fortë dhe me më shumë rregulla e nder. Thashë ta provoja njëherë edhe unë si punojnë këta përjashta shtetit. (qesh)

Cili është Gent Bejko? (vendlindja, shkollimi, karriera, rolet, etj…)

Jam lindur në Fier dhe gjimnazin e kam kryer aty. Flitet se jemi derivate frashërllinjsh nga një anë, e përmetarë nga ana tjetër. Mamaja ime është mësuese Histori-Gjeografie dhe Edukate, (ndoshta prandaj jam më i edukuar se ç’duhet me raste edhe kur nuk duhet), e im atë jurist. Kam një motër që e dua shumë dhe një vëlla tip gjeniu informatike, që është si hollandez fluturues nëpër botë (qesh). Unë jam i vogli. Hyjmë te familjet “e pushkës dhe të pendës” prej brezash dhe jam rritur në frymën e lirisë së zgjedhjes.

I vogël mbaj se merrja shpesh fletë lavdërimi si: Miku i Vogël i Librit(më ka pëlqyer të lexoj gjithmonë. madje edhe në tubetat e kolinozit kur nuk gjeja libër në “vende te caktuara”). I vogël harroja shallin e pionierit ndonjëherë në shtëpi, por shyqyr që kryeministri ynë, në pushtet ma kujton shpesh me mënyrën si flet.(qesh)

Që në gjimnaz kam pasur prirje dhe shije të “çuditshme” artistike. Kam pasur qejf xhinset e grisura, të shkruaja ese ose tregime dhe kam pikturuar gjithmonë për qejf. Duhet të konkuroja për arkitekturë, por vitin e fundit ndërrova dhe shkova në kunkurs për aktrim dhe regji. Pas shumë peripecish me sa duket isha më i vlefshëm për degën e regjisurës. Kam pasur një brez pedagogësh me emër, që fatkeqësisht shumë prej tyre nuk jetojnë më, përveçse nëpërmjet nesh. Jam munduar të jem i qartë dhe i pastër në mendimet dhe veprimet e mia, ç’ka jo në pak raste ma ka vështirësuar rrugën, por më ka pëlqyer gjithmonë stili i Skënderbeut dhe jo i Hamzait. Mitologjia, eposi dhe kinemaja e vjetër janë një tjetër ndikim në punët e mia. Kam pëlqyer të luaj, të vë në skenë apo të xhiroj gjithmonë gjëra të cilat thonë diçka,  japin një mesazh dhe të hesht kur nuk kam se ç’te them. Kam mbi 15 vjet tashmë që prodhoj në të trija fushat e artit.

Për më shumë detaje rreth karrierës po ju bashkangjis një CV,  në pritje të një përgjigjeje pozitive nga kompania juaj(qesh).

Keni qenë kritik më parë (nisur nga komentet tuaja të forta për parkun, për qeverisjen apo për tema të tjera të rëndësishme), apo jeni bërë tani pas shpërnguljes së përkohshme në Kanada?

Përballja ime dhe e disa miqve të mi me kryekreun e sotshëm daton që kur ai ishte ministër kulture, dhe pa pikë turpi ofendonte brezin tonë si brez që nuk lexon përgjatë një pritje në Pallatin e Kongreseve. E bënte qartazi që t’i shmangej pyetjes sonë se çfarë do të bënte mbi projektet e të rinjve ministria përkatëse që ai drejtonte. (sot që është “rritur” dhe e bën me Fevziun të njëjtën lojë). Gjithashtu, pikëpyetja ime më e madhe mbi këtë figurë vjen pasi kam konstatuar që një lider me prejardhje artistike nuk shkel kurrë në një sallë kinemaje e aq më pak teatrore(?!), perveçse për shoë personal. Paramendojeni për një çast se diçkaje ndofta i trembet ky njeri.

Konstatime të tjera të miat janë dallaveret e ulta, të cilat të çojnë në drejtim të kundërt me parimet e mirefillta të një “Rilindjeje”. Pra a jam kritik? Sigurisht. A kam qenë? Kam qenë. Edhe me paraardhësit e kësaj qeverisjeje. Sot për shkak rrjeteve sociale reagimet apo kritikat përhapen më shpejt. Të lyesh një pallat nga përpara të cilit i janë kalbur tubacionet nga pas, ky është teatër i keq. Edhe teatrin që duhet ta bëjnë njerëzit e teatrit kjo shtresë e ka vjedhur prej kohësh dhe e përdhunon shëmtuar. Në këtë pikë është një pasardhës i denjë i “Doktorit”. Prandaj dhe shahen mes njëri-tjetrin.

Mund edhe të hesht. Ma kanë thënë shpesh. Por edhe mua ashtu si shumë të tjerëve më dhimbset populli im… mbase?!  Unë nuk besoj te zengjinët e rinj. Nuk kam besuar ndonjëherë. Dua të besoj shpesh se jemi dhe quhemi vendi i Shqiponjave, por mbi qiellin tonë nuk fluturon më asnjë e tillë. Edhe kur luan Kombëtarja, e marrim Shqiponjën borxh nga jashtë. Sponsori kryesor i zhdukjes së shqiponjës sonë është klasa jonë politike në gjithë këto vite. Imagjinoni të gjithë ata shqiptarë të cilët ne na i ka vlerësuar bota. Janë ata të cilët politika jonë ndër shekuj i ka përndjekur realisht.988521_837233272980984_758343497441232141_n

Do të ktheheni në Shqipëri?

Edhe njëherë: unë nuk jam shpërngulur. Nuk ka asgjë të keqe të kesh mundësinë të kërkosh diçka më shumë dhe për më mirë. A duhet të kthehem? Ende nuk kam një përgjigje për këtë. Toka është e bukur, por vendi ynë i përngjan atyre kishave bizantine që dikur paraardhësi i lavdishëm i politikës së sotme i ktheu në shtëpi kulture ku regjisorin e bënte trakoristi, punëtorin e skenës intelektuali dhe Hamletin e luante … lopa Sylaroshe! Pra a duhet të kthehem? Mbase me komedinë e radhës! 😉

Mbaheni si aktor i batutave. Si i gjenit ato?

Në jetën e përditshme, situatat, përplasjet e fantazisë me realitetin. Si çdo kush. E rëndësishme është të kesh një mesazh për të përcjellë se batuta në internet gjen sa të duash. Madje shpesh është shumë gallatë pasi sheh batuta të cilat njerëzit i përdorin edhe karshi teje, pa e ditur se mund te ketë dalë nga ty (qesh).

Çfarë do t’u sugjeronit të rinjve që duan të merren me teatër dhe humor sidomos?

Nuk mendoj se duhet t’u sugjeroj diçka. Unë jam munduar gjithmonë të bëj atë që ndjej dhe ju siguroj vetëm për diçka. Kostot janë të larta (dhe jo në para). çdokush që kërkon e gjen dhe në mos e gjettë, maksimumi do gjej belanë. (qesh)

Do vazhdoni me versionin one man show, apo do jeni pjesë e një shfaqje klasike teatri?

Shumica e zhanreve te arteve shpesh është cunguar për shkak të kufizimeve e rregullave. Gjithmonë kam qejf që çfarëdo që të bëj, t’i rikthehem teatrit herëpashere. Këtë radhë jo në shqip, por mjafton origjina. “One man” apo “stand up Comedies” janë palestër mes teje dhe publikut.

 Çfarë do të kemi në të ardhmen nga Gent Bejko?

Pas teatrit vjen gjithmonë një film thonë! J Mbase mund të vij një i shkurtër para dhe një “Feature” mbrapa teatrit. Ku i dihet. “Impossible is nothing” –  thotë një miku im sportiv(qesh). /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Lista e vendeve me ushqimet më helmuese

Lista e vendeve me ushqimet më helmuese

Rajmonda Bulku qenka larguar përfundimisht nga politika: vlerëson Ramën si intelektual!

Rajmonda Bulku qenka larguar përfundimisht nga politika: vlerëson Ramën si intelektual!

Zëvendësuesit më të mirë të kafes

Zëvendësuesit më të mirë të kafes

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni