British Airways ka të ngjarë të thyejë rekordin e fluturimit më të shpejtë subsonik midis Nju Jorkut dhe Londrës, me avionët e tij që arrijnë shpejtësinë deri në 1.200 kilometra në orë.
Një aeroplan pasagjerësh Boeing 747-436 fluturoi mbi Atlantik natën midis të shtunës dhe të sielës, pasi Britania priste një stuhi Ciara, më e forta në shtatë vjet.
Sipas faqes së internetit të Flightradar, aeroplani u ngrit nga aeroporti J. F. Kennedy i New York-ut, duke arritur në Heathrow në vetëm katër orë e 56 minuta.
Kjo është një minutë më e shpejtë se Virgin Atlantic, Airbus A350 i së cilës mbërriti në aeroport vetëm pak çaste më vonë.
Fluturimet e British Airways dhe Virgin Atlantic thyen rekordin e mëparshëm të mbajtur nga një kompani norvegjeze.
Në janar 2018 nga Aeroporti J. F. Kennedy, aeroplanët e asaj kompanie arritën në Aeroportin Gatwick të Londrës në pesë orë dhe 13 minuta.
Koha mesatare e udhëtimit midis Londrës dhe Nju Jorkut është gjashtë orë e 50 minuta. /tesheshi.com/