Gazetarja e njohur italo-izraelite, Rula Zebreal i referohet të shkuarës së babait të Georgia Melonit në një postim në rrjetet sociale.
“Gjatë fushatës zgjedhore, Giorgia Meloni, kryeministrja e re italiane, donte të riprodhonte një video me imazhe përdhunimi, ku thuhet se azilkërkuesit janë kriminelë që duan të zëvendësojnë të krishterët e bardhë. Ironikisht, babai i Melonit është një trafikant/kriminel droge, i cili është dënuar dhe ka vuajtur dënimin me burg”, ka shkruar Zebreal në rrjetet sociale, përcjell APE – MPE.
Reagimi:
“Është ndjeshmëria e shtypit italian, i cili i referohet problemeve të babait tim, por fsheh një element kyç në titujt e tij flagrant. Të gjithë e dinë se babai im u largua kur unë isha një vjeç. Të gjithë e dinë që vendosa të mos e shoh më, kurrë më, kur isha njëmbëdhjetë vjeç. Të gjithë e dinë se unë kurrë nuk kam pasur më kontakt me të deri në vdekjen e tij. Por, duket se nuk ka rëndësi, pasi ‘gjoja i sjellshëm’ mund të kalojë si shtrojë mbi jetën e ‘përbindëshit’. Natyrisht, diçka tjetër që nuk vlen për mua është se mëkatet e prindërve nuk duhet t’i disiplinojnë fëmijët.
Zonja Zebreal, shpresoj t’ia sqaroni gjyqtarit se kur dhe ku e kam bërë deklaratën që keni postuar”, theksoi Meloni nga ana e saj.
“Goditje poshtë brezit”
Një pjesë e madhe e mediave italiane raportuan për gjithë këtë çështje, duke theksuar në shumicën dërrmuese të rasteve se ndërhyrja e Rula Zebreal ishte një “goditje nën brez”.
Në fund postimit të gazetares i është përgjigjur Anna Paratore, nëna e Georgia Melonit, e cila ka nënvizuar:
“Pasi kam duruar abuzimet më të rënda ndaj vajzës sime, gënjeshtra dhe lloj-lloj falsifikimesh të realitetit, shpifje për të cilat nëse je i djathtë, në Itali nuk justifikohesh as në sallat e gjyqit, ndihem e lodhur. Marrëdhënia ime me babanë e fëmijëve të mi nuk është objekt diskutimi publik. Dhe mendoj se historia e një njeriu që ka vdekur prej shumë vitesh nuk është as çështje debati publik. Herën e fundit që unë dhe vajzat e mia e takuam atë ishte një pasdite e largët në vitin 1988, në Villa Borghese në Romë, kur ai kërkoi, pas një mungese prej pesë vitesh, të shihte sërish vajzat e tij. Ishte një takim i kotë dhe joserioz, me dy vajza të vogla që mezi e mbanin mend dhe atë që i thoshte ta thërrisnin Franko”. /tesheshi.com/