Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gazetarja amerikane, pas qëndrimit në Japoni: ja ç’mësova nga ky vend

by te Sheshi
06/08/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Sociale & Shoqëri, Të fundit
Reading Time: 6 mins read
A A
Gazetarja amerikane, pas qëndrimit në Japoni: ja ç’mësova nga ky vend

Amy Chavez është një gazetare amerikane, e cila jeton në Japoni dhe shkruan kolumne rreth këtij vendi, për disa gazeta perëndimore.

“Kur shkela për herë të parë në Japoni, përshtypja ime e parë ishte se si çdo gjë është efikase dhe në rregull. Rrugët e pastra, trenat mbërrijnë me kohë, dhe njerëzit janë të qetë dhe miqësorë, ndoshta pak të çuditshëm, por që u jep atyre një bukuri të veçantë. Askush nuk kthehet nga ky vend i njëjtë siç ka qenë”.

Më poshtë mund të lexoni për disa nga përshtypjet kryesore të gazetares, e të cilat mund të aplikohen në çdo vend:

Mos u bëni prej atyre që vetëm pranojnë shërbime, mësohuni edhe t’i ktheni ato!

Në Japoni, njeriu shpejt mëson se nuk duhet vetëm pranuar një shërbim, por edhe duhet kthyer atë. Nuk është e thënë që kthimi i të mirës të jetë ekuivalent. Nëse, për shembull, dikush ju ndihmon për të mbajtur një mobilje të rë në shtëpi, atëherë të paktën ju mund t’i ofroni atij një pije, sa për të shprehur falenderimin tuaj.

Falendëroni njerëzit kur t’i takoni herën tjetër  

Japonezët janë gjithmonë të kujdesshëm për t’ju falendëruar herën tjetër kur t’ju takojnë. Ky veprim ne mund të na vijë në majë të hundës, por gjithmonë është e këndshme kur dikush të thotë: “Hej, faleminderit për ndihmën tuaj atë ditë!” Kjo është vërtet e bukur!

Xhentilesa do të thotë më shumë se sa vetëm një “ju lutem” dhe “ju falemnderit”

Xhentilesa dhe sjelljet e rafinuara janë shumë të rëndësishme në kulturën japoneze. Nëse ndaleni në rrugë për të kërkuar ndonjë udhëzim, do të marrësh një hartë të vizatuar në detaje nga ndonjë kalimtar rasti, ose ndonjë tregtar mund të lë dyqanin e tij për t’ju drejtuar në rrugën e duhur. Xhentilesa do të thotë të instalosh vetëmohimin në veten tënde, të lësh punët tua për tjetrin, dhe të mos pyesësh se “çfarë ka këtu për mua?”

Vendosni të tjerët në rend të parë

Mënyra më e mirë për t’u treguar të tjerëve se sa të rëndësishëm janë për ju, është duke i vendosur ata në rend të parë. Të ndash për shokun tuaj pjesën më të madhe të tortës, t’i ofrosh të afërmit tuaj vendin më të rehatshëm në restorant, ta vësh mysafirin tuaj në pozicionin qendror në foto, ose të përgatisësh një tortë dhe ta ndash atë me fqinjët tuaj, gjitha këto janë pjesë e jetës së përditshme në Japoni. Ka madje edhe vende të veçanta për mysafirët në një shtëpi tradicionale japoneze.

Përfshini të gjithë në grup; askush në grup nuk duhet të jetë i përjashtuar

Nuk ka gjë të tillë, si … të dalësh për pije apo për aheng me vetëm disa nga kolegët tuaj. Të gjithë në punë janë të ftuar! Nuk ka situata të palakmueshme në Japoni, ku disa njerëz e kuptojnë më vonë se nuk kanë qenë të ftuar në festë. Të gjithë njerëzit e pranishëm përfshihen edhe në foto, pa u shqetësuar nëse dikush është në të vërtetë anëtar i familjes, apo mik, apo pjesë e skenës. Përfshirja e të gjithëve do t’ju mësojë që të promovoni tolerancën ndaj atyre që janë ndryshe nga ju.

Respektoni pronën e tjerëve

Ekziston një shprehje në gjuhën angleze: “Kush e gjen e merr, kush e humb e qan.” Por jo në Japoni! Nëse dikush humb një ombrellë ose një gjë tjetër të vlefshme në trotuar, ata patjetër do ta gjejnë atë ose në të njëjtin vend ose në stolin më të afërt, kur të kthehen. Marrja e gjërave të huaja është e padrejtë!

Mungesa e respektit ndaj tjetrit konsiderohet një ves i shëmtuar

Shoqëria japoneze vlerëson shumë modestinë dhe përulësinë, dhe nuk mund ta durojë mungesën e respektit ndaj tjetrit. Njerëzit presin në kolona të gjatë pa u ankuar. Nuk ka zemërim në rrugë. Nuk ka zëra të ngritura, nuk ka pëshpëritje të tilla si “Pse njerëzit janë aq budallenj?”, nuk ka shikime të vrazhda, as shprehje të fytyrës, të tipit “qëndro larg meje ose do të të lëndoj.” Për këtë arsye, për një kohë shumë të shkurtë, turistët dhe udhëtarët fillojnë të ndihen shumë komod në Japoni.

Japonezët janë dëgjues të mirë

Japonezët gjithmonë i japin përparësi bashkëbiseduesit për të shprehur mendimin e tij i pari. Ata janë vërtetë dëgjues të mirë! Dëgjimi i tjetrit dhe moskërkimi për dominim gjatë bisedës është shumë e rëndësishme. Në këtë mënyrë, ju bëheni më tolerant dhe më pak paragjykoni pikëpamjet dhe mendimet e tjerëve që janë më ndryshe nga ju. Çfarëdo që të jetë tema, japonezët përpiqen që të diskutojnë me qetësi, duke mos debatuar dhe duke mos ia imponuar tjetrit pikëpamjet e tyre.

Japonezët nuk janë nacionalistë

Thellë në veten tonë, gjithë ne ndjejmë se nuk ka vend më të mirë se sa vendi ynë. Prandaj, është e kotë të provosh ta bindësh një të huaj që vendi yt është vendi më mahnitës në botë. Dhe në përgjithësi, nuk ka gjë të tillë si “vendi më i mirë në botë”.

“Ganbaru” – kur e merr një punë, përpiqu ta perfeksionosh atë

Ganbaru – nuk ka një ekuivalent të kësaj fjale në gjuhën angleze. Në fakt, shumica e njerëzve heqin dorë nga diçka, kur e kuptojnë se ajo (punë) kërkon më shumë kohë, para dhe energji se sa që ata kanë planifikuar. Megjithatë, në Japoni nga ju pritet që kur ta filloni një gjë, atë edhe ta përfundoni.

Premtimi duhet përmbushur

Në Japoni, kur dikush ju premton juve diçka, ai në të vërtetë edhe e mendon atë. Dhe nuk e harron atë, pavarësisht rrethanat. Ata do të vijnë në qoftë se kanë thënë kështu, edhe kur jashtë po bie shi. Në qoftë se për ndonjë arsye nuk mund të vijnë, ose do të thërrasin për të kërkuar falje, ose do të dërgojnë dikë në vendin e tyre.

Japonia ka qytetarë shumë të përgjegjshëm

Gjatë Kampionatit Botëror të futbollit në Brazil, në vitin 2014, tifozët japonezë kanë mahnitur të gjithë duke pastruar hapësirën e tyre në stadium. Nëse keni qenë në Japoni, kjo nuk do t’ju habitë, sepse japonezët gjithmonë pastrojnë çdo gjë që lënë pas vete. Edhe në sezonin e lulëzimit të qershisë, kur ata organizojnë piknik në parqe, kurrë nuk do të gjeni një gotë të vetme plastike të lënë në bari.

Nëse organizoni ndonjë festë në shtëpinë tuaj, të jeni të sigurt që ata do t’ju ndihmojnë për të pastruar dhe larë të gjitha enët para se të largohen.

Është gjithashtu shumë e zakonshme të shohësh një kontabilist duke pastruar trotuarin para ndërtesës së kompanisë. Ata shpesh organizojnë pastrim të lagjes, ku zakonisht pritet që e gjithë lagjja të marrë pjesë në aksion.

Sjellja e hijshme dhe eleganca

Nëse duam të zgjedhim një fjalë për të përshkruar njerëzit japonezë, do të ishte “elegancë”. Të gjitha klasat shoqërore, pa marrë parasysh origjinën dhe të ardhurat e tyre, angazhohen për të njëjtën sjellje elegante. Për shembull, askush nuk do të përdorte gishtin e tyre tregues për të treguar dikë apo diçka: në vend të kësaj ata do të bëjnë një gjest diskret të dorës. Ata vishen mirë, përshëndesin të gjithë me një buzëqeshje dhe përcjellin diçka te dikush tjetër me të dy duart.

Japonezët janë gjithmonë të saktë në kohë

Një nga mësimet e para që çdo i huaj duhet të mësojë në Japoni është se ata duhet të jenë të saktë në kohë. Kjo tregon respekt për të tjerët dhe shpjegon se pse çdo gjë në këtë vend është i besueshëm, i sigurtë dhe efikas.

Përgatiti: Jeton Zenuni – /tesheshi.com/

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Next Post
Facebook sjell një risi, nuk pritet mirë nga përdoruesit

Facebook sjell një risi, nuk pritet mirë nga përdoruesit

Zbulohet amnistia sekrete për politikanët: ja kush përfiton!

Kuvendi i ri, ja deputetët që ende nuk janë diplomuar dhe ata me më shumë eksperiencë

Shembet rruga pranë minierës, furgoni bie në gropën e krijuar…

Shembet rruga pranë minierës, furgoni bie në gropën e krijuar…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni