Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gazetaria shqiptare: emra dhe fenomene, pse ka ardhur koha për vetting

by te Sheshi
04/05/2018
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Gazetaria shqiptare: emra dhe fenomene, pse ka ardhur koha për vetting

Në kulmin e pushtetit të tij, Silvio Berlusconi, emëroi një gazetar përkrahës së tij, si drejtor i lajmeve të televizionit më të fuqishëm publik të Italisë, RAI-Uno.

Augusto Minzolini, quhej gazetari që vinte nga një karrierë të ngritur prej vitesh në disa prej mediave italiane.

Por gjatë drejtimit të edicionit të lajmeve publike, Minzolini lëshoi balancën duke e kthyer TG1, jo thjesht në një make up për kryeministrin por edhe sulmues i kritikëve të tij.

Mediat italianë, gazetarë të ndryshëm dhe analistë nisën një fushatë mediatike ku publikuan fakte mbi favore personale që drejtori i Telegiornale Uno kishte marrë nga shefi i tij në këmbim të shërbimit.

Nuk zgjati shumë dhe periudha e tij përfundoi, duke ndryshuar totalisht drejtimin dhe strukturën e televizionit publik.

Në atë kohë, gazetaria italiane injektoi në publik idenë e një zyrtari por edhe personi publik “të thjeshtë” dhe jo kapardisur me para korrupsioni. Kjo solli lindjen e lëvizjes popullore të 5 Yjeve që fitoi zgjedhjet së fundmi me konceptin e ndryshimit total të kastës drejtuese.

Tek ne prej dy vjetësh ka hyrë si koncept, dhe tani edhe si fakt vettingu, pra skanimi dhe rivlerësimi i figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Tashmë ky vetting pritet shtrihet edhe në polici e administratë, duke sjellë natyrshëm edhe vettingun e politikës dhe kastës drejtuese.

Pikërisht në këtë frymë që është kthyer në modus operanti, duket se ka ardhur koha edhe për një vetting për gazetarinë dhe median shqiptare.

Kohët e fundit gjithnjë e më shpesh ka polemika dhe akuza personale mes njerëzve publikë, analistëve kryesisht dhe gazetarëve që i kujtojnë njëri- tjetrit të kaluarën, trashëgiminë familjare dhe lidhjet me politikën.

Një vit më parë, një gazetar i njohur i hyrë në politikë, u telendis në publik pasi u mor vesh se kishte një pasuri në letra prej 1 milionë dollarësh amerikanë.

Enver Robelli, shkruante para disa vitesh se nuk mund të japin moral publik gazetarë me “Porche Cayenne” që nuk mund ta blejë kurrë asnjë koleg i tyre perëndimor.

Gazetaria, përveç se një profesion është edhe një rol publik, ku një individ përpiqet t’u përcjellë njerëzve fakte, argumente apo edhe opinione mbi zhvillimet në vend. Pse jo, t’u shesë dhe moral.

Dhe duke qenë se roli i gazetarit është ndërmjet publikut dhe kastës, pra ka rolin e dëshmitarit, është e domosdoshme që njerëzit të dinë mirë kush janë “dëshmitarët”.

Dhe kasta politike dhe ajo e biznesit i njeh mirë gazetarët, kryesisht ata të “dorës së parë”: ç’halle kanë, sa shtëpi kanë, sa paguhen, a kanë borxhe, luajnë kumar, janë divorcuar, kanë shtëpi në plazh, ku i bëjnë pushimet etj etj.

Mirë do të ishte që këtë njohje ta ketë edhe publiku. Natyrisht nuk bëhet fjalë vetëm për pasurinë por edhe për formimin e tyre, figurën morale, apo edhe trashëgiminë familjare.

A janë të formuar analistët që shkojnë në panele si historianë, por që libër historie s’kanë lexuar në jetën e tyre? A kanë një jetëshkrim profesional në karrierën e tyre që mund të justifikojë atë “menddhënie” në studio publike televizive?Si e kanë bërë pasurinë e tyre? A janë shitur e janë blerë?

Edi Rama e quan median “kazan”, dhe fatkeqësisht shumëkush e merr si të mirëqenë. Dhe të gjithë gazetarët futen në kazanin ku natyrisht nuk i ka futur kryeministri.

“Kazani” tashmë është i vjetër i e i thellë, që rri prej vitesh aty në oxhakun e mexhlisit shqiptar, por vetëm ca  “ujqër” kanë hyrë brenda, pasi “kecat” e politikës u kanë kërkuar që të futen nga oxhaku.

Ka disa shembuj që për vite e vite përfliten në publik që qësendisen, sulmohen e diskutohen, por duket ka ardhur koha të adresohen.

Është përmendur shpesh fenomeni “Fari Balli”, kur nga një gazetar i “Zërit të Popullit”, një eksponent tipik i agjitpropit komunist, u konvertua pas viteve ’90-të si një model të analistit që moralizon shoqërinë e re demokratike, duke ofruar një model të cungët, për të thënë të shformuar.

Në vend që ky fenomen të zbehej në vite është forcuar gjithnjë e më shumë, duke u rritur si faktor, si katalizator i zhvillimeve mediatike, por edhe politike në vend. Sot ky fenomen ka fituar të drejtë qytetarie, madje edhe trashëgimie në politikë.

Për ironi, PD që vitet e fundit ka themeluar dhe një kredo dekomunistizimi, e ka Fahri Balliun zërin e saj më të fuqishëm mediatik.

Por nuk është i vetmi. Së fundi, në këtë llogore është përfshirë dhe një produkt fizik e psikologjik i trashëgimisë së errët të sigurimit të shtetit, Dritan Hila – jo krejt për faj të tij – por që merr tagrin për të sajuar emisione – debat me titullin me idiot të mundshëm: “Shqipëria mes xhihadit dhe Europës, nga do të shkojë?”.

Më pas vijnë dhe ustallarët e lekut me listë çmimesh për t’i thurrur elozhe filanit apo goditur fistekun, për shkak të të qënit zog nate në sallat e erëta të lojrave të fatit.

Me ç’të drejtë, me ç’moral, apo me ç’farë arsyeje ky fenomen mund të bëhet model që po prish median dhe opinionin publik?

Ka vende, si p.sh Italia, që kanë krijuar disa rregulla për të qenë pjesë e ambjentit mediatik, siç është “Urdhëri i Gazetarëve”.

Por shumë e cilësojnë këtë mekanizëm si shkelës të së lirisë së shprehjes. Në vende të tjera nuk ka filtra të tilla, por me anë të mekanizmave vetërregulluese, janë ngritur barriera që nuk lejojnë ndotjen e mjedisit mediatik në masë të gjerë.

Në vitin 2010, në një tryezë e OSBE-në ku ishte prezent vetë përfaqësuesja e lartë e medias, Dunja Mijatoviç, Aleksandër Çipa kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë kërkoi që në skemën e vetëdeklarimit të pasurive të futet edhe editori shqiptar, pra ata krerë mediash që kanë të drejtë vendimmarrjeje.

Qëndrimi u duartrokit nga Mijatoviç, por nga autoritetet shqiptare u kalua në heshtje.

U duk si “minë me sahat”, por që ka ardhur koha të ç’aktivizionet…/tesheshi.com/

Related Posts

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Si u katandis Telekomi i Kosovës: dje kompania më fitimprurëse, sot në prag falimentimi lyp ndihmë nga qeveria

Si u katandis Telekomi i Kosovës: dje kompania më fitimprurëse, sot në prag falimentimi lyp ndihmë nga qeveria

Fëmija improvizon ecjen me slow motion gjatë lojës

Fëmija improvizon ecjen me slow motion gjatë lojës

DEA në Tiranë: këtu janë kokat e 1.5 ton kokainë të Madridit

DEA në Tiranë: këtu janë kokat e 1.5 ton kokainë të Madridit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Klima që i kushton Evropës miliarda euro

Klima që i kushton Evropës miliarda euro

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni