Gazetari i njohur Çelo Hoxha, në një status të tij në FB, potencon atë që nuk është thënë deri më tani: pabesinë, më saktë djallëzin amerikano-izraelite ndaj Iranit, ku sipas tij, edhe bisedimet diplomatike para shpërthimit të konfliktit janë shfrytëzuar pikërisht për këtë ditë kur po flet gjuha e armëve.
Hoxha e nisi me ironi, duke shkruar: “Shikoni vlerat e qytetërimit ‘superior’: e ftuan Iranin për bisedime. Kur u takuan, shërbimet sekrete u vendosën gjurmues elektronikë delegatëve iranianë, ndaj Izraeli i ekzekutoi me lehtësi.
Tjetër: grupet e inspektimit të Agjencisë Bërthamore u shfrytëzuan për të lokalizuar vendet e përpunimit të uraniumit, të dhënat iu përcollën atyre që mburren me saktësinë e bombardimeve.
Kjo është sjellje krijesash të llojit më të ulët, nga ato që zotërojnë bombën atomike dhe projektojnë si rrezik ekzistencial një vend që nuk e zotëron.
Asgjë e mirë nuk i vjen botës nga një sjellje e tillë.
Veprimet flasin më shumë se propaganda”. /tesheshi.com/