Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gazetari Baton Haxhiu sulmon ashpër LDK-në, për parcelën ku duhej të ndërtohej ambasada e Shqipërisë

by te Sheshi
31/05/2016
in Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
Gazetari Baton Haxhiu sulmon ashpër LDK-në, për parcelën ku duhej të ndërtohej ambasada e Shqipërisë

Gazetari Baton Haxhiu ka reaguar ndaj asamblistëve të komunës së Prishtinës që vijnë nga LDK dhe PDK, të cilët sipas tij, po gjejnë arsye banale për ta sulmuar kryetarin Shpend Ahmeti duke e poshtëruar Shqipërinë.

Haxhiu në një opinion të publikuar në medie ka shkruar ndër të tjera se nuk është e nevojshme të ndërtohet një sulm për Vetëvendosjen dhe Shpend Ahmetin, duke e përbuzur Shqipërinë për një copë tokë.

“E lexova me kujdes deklaratën e LDK-së, por edhe heshtjen e PDK-së, pas bojkotimit të këtyre dy partive që i kanë bërë sot seancës së Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku pritej të diskutohej për ndarjen e një parcele për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë. Duhet të jesh shumë i paditur, i pacipë, i kotë dhe dashakeq të shkruash diçka të tillë. Edhe më keq, të jesh në një vend që s’e meriton”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i Baton Haxhiut:

Nuk ka nevojë të ndërtohet një sulm për Vetëvendosjen dhe Shpend Ahmetin, duke e përbuzur Shqipërinë për një copë tokë.

E lexova me kujdes deklaratën e LDK-së, por edhe heshtjen e PDK-së, pas bojkotimit të këtyre dy partive që i kanë bërë sot seancës së Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku pritej të diskutohej për ndarjen e një parcele për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.

Duhet të jesh shumë i paditur, i pacipë, i kotë dhe dashakeq të shkruash diçka të tillë. Edhe më keq, të jesh në një vend që s’e meriton.

Deklarata e shpërndarë në media kishte një qëndrim të pakuptimtë, të ashpër, duke e goditur Vetëvendosjen dhe Shpend Ahmetin. Kritiken e kishte adresuar në media dhe konkretisht aludonte në një dështim të Kryetarit të Prishtinës, duke gjetur arsye ndërrimin e parcelës në Lakërishtë të dedikuar për LDK-në me një vendim që ishte marrë në vitin 2007, në tokë për Ambasadën e Shqipërisë.

Fleta poseduese e parcelës, ndërkaq, nuk është bartur në emër të LDK-së. Ajo qëndron ende në pronësi të Komunës së Prishtinës.

Vetëm katër ditë kanë mbetur para mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Asamblistët e Komunës së Prishtinës që vijnë nga LDK dhe PDK gjejnë arsye banale për ta sulmuar Shpendin, duke e poshtëruar Shqipërinë. Sikur nuk ka pasur asnjë temë tjetër për ta kritikuar dhe për të biseduar për hallet e qytetarëve.

E kanë gjetur si mollë sherri Shqipërinë!

Nëse shikohet prapavija e kësaj historie, për kaq vite sa është dhënë parcela në Lakërishtë, ndërtesa e LDK-së është dashur të ndërtohet dhjetë herë deri më tash. Përfaqësuesit e LDK-së më kohë kishin deklaruar se nuk kanë para për të ndërtuar një projekt dedikuar partisë. Edhe pse, për dhjetë vjet, gjatë okupimit, kanë blerë dy ndërtesa dhe një shtëpi me taksat e shqiptarëve të Kosovës.

Brenda një viti, me deklarimet e tij, koalicioni LDK-PDK, në Komunën e Prishtinës, ka përdorur të gjitha mjetet për ta ndërtuar një bllokim ndaj Kryetarit të Prishtinës. Kjo mund të konsiderohet betejë politike brenda interesave dhe hakmarrjes edhe për humbjen e Isa Mustafës.

Arriti të godasë shumë VV dhe Shpend Ahmetin për faktin se e quajti të papërgjegjshëm dhe jo profesional. Atë që profesionistët e këtij profesioni, politikës, e quajnë humbje të etikës profesionale në emër të interesave partiake.

Deri këtu mund të quhet në rregull, sepse Shpendi duhet ta gjejë mënyrën për t’u mbrojtur.

Nuk dua që të flas për modelet ndikuese në lobim dhe bllokim, edhe pse këto koncepte janë të varura nga personat dhe interesat konkrete.

Do  mundohem ta shpjegoj shkeljen e rëndë morale që ka bërë LDK me deklaratën e sotme për media, si dhe PDK me heshtjen dhe bojkotimin e saj.

Ka futur në sherr truallin dedikuar Shqipërisë për Ambasadë, kundër Shpend Ahmetit dhe Vetëvendosjes.

Kush ishte kontribuues i ndërtimit të këtij koncepti dhe të një situate, gati të pakthyeshme, në marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë:  Situatë turpi për të gjithë asamblistët që s’kanë pikë dinjiteti në betejën e brendshme politike.

Duke lexuar deklaratën e LDK-së, ku brenda saj është edhe PDK me heshtjen dhe bojkotin e saj, tejet i befasuar, po mundohem ta bëj një sqarim për dy Kryetarët, Isa Mustafën dhe Kadri Veselin.

Para luftës, gjatë okupimit, Kosova ka pasur selinë e Ambasadës në Tiranë. Ka përdorur gjithë infrastrukturën e saj politike dhe diplomatike. Kosovës iu hapen mundësitë për të përfituar nga ndihma direkte e Shqipërisë. LDK ka pasur fatin të jetë e ndihmuar konkretisht në rregullimin ligjor dhe asistencën materiale e profesionale në Shqipëri, në Tiranë.

Shqipëria  mori për detyrë jo vetëm të rikonstruktonte gjithçka që vinte nga Kosova, por edhe të krijonte prej fillimit organizmat qe kishin për të marrë përsipër shpërndarjen – mbikëqyrjen e një koncepti politik të shpërndarë nëpër botë.

Tirana mendoi që mënyra e tillë e ndihmës do të krijonte një ndihmesë për Kosovën.

Kosova trashëgoi një ndihmë të pakrahasueshme dhe përdori truallin shqiptar për luftë çlirimtare.

Çka mund të bëjë një vend vëllazëror për një popullatë të shtypur, kur të gjithë ishin kundër dhe Serbia ishte me kthetra mbi ne?

Pas gjithë kësaj, Shqipëria doli e para, pas shpalljes së pavarësisë, t’ia falte Kosovës Ambasadën në qendër të Tiranës. Vlera e saj mund të jetë më shumë se 5 milionë euro. Mos të flasim për lobimet e shumta që Shqipëria ka bërë për Kosovën.

Na del një grup i turpshëm asamblistësh që po mbron Prishtinën dhe një copë tokë të saj nga Shqipëria. Aq më keq, që këtë truall e përdorin për ta sulmuar Vetëvendosjen dhe Shpend Ahmetin. Nuk ka nevojë të ndërtohet një sulm për Vetëvendosjen dhe Shpend Ahmetin, duke e përbuzur Shqipërinë për një copë tokë.

Turp.

Ju s’jeni as për qytetin, as për ne, as për Kosovën dhe as për shqiptarët. Ju, thjesht, jeni të mjerë. Me ju, qyteti nuk duhet të vazhdojë, sepse s’keni as kod normal komunikimi, as dijeni dhe as moral.

Ju guxoni të fusni në sherr Shqipërinë për një copë toke.

Ju, asamblistë, duhet ta dini se nuk është fjala për një copë tokë, sepse ajo copë toke sado e vogël të jetë, është një ndjenjë për Shqipërinë dhe për shqiptarët. As këtë nuk dini ta dalloni.

Ikni nga aty ku jeni. Ju s’meritoni, nëse nuk e kuptoni se sa të ndjeshme janë këto situata.

Ikni, se na turpëruat.

/tesheshi.com/

Related Posts

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë
Kosova

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët
Ekonomi

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Next Post
Dorëheqja e Roshit, Rama: Fjalën e ka drejtësia. Berisha: Rama futi kriminelët në parlament

Dorëheqja e Roshit, Rama: Fjalën e ka drejtësia. Berisha: Rama futi kriminelët në parlament

Ja pse duhen disa pika limoni në flokë

Ja pse duhen disa pika limoni në flokë

Deklarata e Elvis Rroshit e shkruar prej një muaji: gati largimi i dy kryebashkiakëve të tjerë

Deklarata e Elvis Rroshit e shkruar prej një muaji: gati largimi i dy kryebashkiakëve të tjerë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni