Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gazetarët e liruar në Siri: luftërat pa dëshmitarë janë ato të llojit më të keq

by te Sheshi
11/06/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Gazetarët e liruar në Siri: luftërat pa dëshmitarë janë ato të llojit më të keq

Deri kohët e fundit,  Ángel Sastre ishte i njohur për teleshikuesit spanjollë për raportimet e tij aventuriere nga Amerika e Jugut dhe Lindja e Mesme. Por pamja plot besim dhe e zhdërvjellët që dikur ai përcillte nga ekrani, tashmë duket se është zhdukur plotësisht.

Ndërsa përshkruan eksperiencën e tij të vitit të fundit, Sastre flet në shpërthime të irrituar, duke kërcitur fjalët. “Nuk kam fjetur për dy javë, kam sulme të panikut, pagjumësi dhe stres post-traumatik”, shpjegon ai.

Në korrikun e vitit 2015, Sastre dhe dy gazetarë të tjerë spanjollë, Antonio Pampliega dhe José Manuel López u rrëmbyen nga Fronti Al-Nusra, e ngjashmja e al Qaedës në Siri dhe u mbajtën peng për 10 muaj.  Edhe pse nuk u morën vesh kurrë rrethanat, tre reporterët u liruan në muajin maj, por ajo që u kuptua gjerësisht – sikundër edhe në raste të tjera të qytetarëve spanjollë- ishte paguar shpërblimi.

Ata morën në kthim një pritje prej heronjsh: kryeministri spanjoll postoi edhe një fotografi të gazetarëve duke zbritur nga avioni ndërsa televizioni dha pamjet e bashkimit emocional me familjarët.

Por, në intervistën e tij të parë me median në gjuhën angleze, Sastre thotë se vëmendja që iu kushtua kthimit të tij, i rëndonte në ndërgjegje.

“Duhet ta vendosim vëmendjen tek popullsia civile në Siri”, thotë ai. “Kemi nevojë të flasim për barbarizmat e një regjimit që hedh bomba mbi njerëzit e vet. Dhe kemi nevojë të flasim sesa e rrezikshme është situata për gazetarët që punojnë freelance në zonat e konfliktit. Media duhet të angazhohet të raportojë historitë tona, pasi luftërat ka dëshmitarë janë të llojit më të keq”.

“Shkova në Siri për të treguar atë që po ndodhte atje”, thotë Sastre, që akuzon stacionet televizive perëndimore se janë bazuar më së shumti nga planet e përcjella prej fraksioneve palë në konflikt.

“Nuk është mjaftueshëm të publikosh pamje të bombave apo shkëmbimit të zjarrit. Ka nevojë për gazetarë në terren që mund ta shpjegojnë informacionin, të intervistojnë. Aktivistët po zëvendësojnë gazetarët”.

Në verën e vitit 2015, ai vendosi të kthehej, duke udhëtuar me dy gazetarët e tjerë drejt provincës jugore të Turqisë, Hatay, ku ata paguan trafikantët për t’i futur në kufirin sirian.

Sastre thotë se e dinte rrezikun me të cilin përballej. “Që nga momenti që hyn në Siri, ti bëhesh shënjestër ushtarake dhe ekonomike me njerëzit që të shohin si objekt për t’u rrëmbyer dhe shitur tek grupet rebele”.

Udhëtimi në Siri ka qenë gjithnjë i vështirë pas fillimit të luftës, por 2015-a ishte veçanërisht i rrezikshëm, dhe kolegët e paralajmëruan të mos shkonte. Destinacioni i tyre, lindja e Aleppos ishte pothuajse i boshatisur nga qytetarët e vet dhe tre të huajt do të njiheshin menjëherë.

Sastre beson se u mbajt rob në Idlib dhe Maarat në zonën nën kontrollin e Al-Nusrës në afërsi të kufirit turk. Edhe pse udhëtonin në zonat më pak të bombarduara, në një luftë ku robërit shiten për paar kesh, motivi pse gazetarët as u vranë e as u këmbyen, nuk ishte aspak humanitar. “Isha thesari i tyre, ata donin të mos më ndodhte gjë”, tregon gazetari.

Ndërsa pjesa më e madhe e qeverive europiane e refuzojnë zyrtarisht se kanë paguar për të liruar qytetarët e tyre, me miliona dollarë kanë furnizuar militantët në vitet e fundit. Në të kundërt, Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë refuzuar të paguajnë shpërblime dhe shumë pak qytetarë të tyre kanë shpëtuar të gjallë nga militantët.

Sastre thotë se pengmarrësit ishin fillimisht komunikues. “Flisja me ta së pari për probleme politike. Ata thanë se armiku kryesor ishte ISIS. Ata me treguan video, flisnin për luftën dhe justifikonin atë që bënin”.

gazetaret e liruar 1

Këto komunikime ndalën kur ai u tranferua në duart e militantëve të al –Nusrës.

Frika më e madhe, tregon gazetari, ishte se mos shitej në duart e ISIS- apo thjesht nëse braktisej në dhomën ku mbahej. “Përpiqesh të mos çmendesh duke ndenjur për kaq shumë orë në një dhomë. Mbahesh tek shpresa se ata nuk do të braktisin. Frika që e kisha vazhdimisht ishte mos shitesha tek ISIS e ata mund të bënin një video me prerje koke me ty. Por nuk ishte kjo druajtja ime më e madhe, por për shkak të llojeve të ndryshme të torturave që dija nga raportimet për pengje të tjera”.

Pas dhjetë muajsh, kalvarit i erdhi fundi. “Ata na dërguan në kufi dhe na liruan”.

Qeveria spanjolle mbeti e heshtur për mënyrën e lirimit të pengjeve. Nga zyra e kryeministrit Rajoy doli vetëm një deklaratë ku thuhet se rol luajtën vendet mike, përfshirë Turqinë dhe Katarin.

Sastre është mirënjohës për vetëpërmbajtjen e treguar nga media spanjolle, e cila nuk pranoi të publikonte videot që ai ishte detyruar nga pengmarrësit të filmonte. “Ajo që duan ata njerëz është që videot e tyre të shihen. Por media spanjolle u tregua e denjë, për shkak se e vetmja gjë që mund të bësh është të heshtësh dhe të lejosh që gjërat të ndjekin rrugën e tyre”.

“Ndjehem shumë i identifikuar me popullin sirian dhe i turpëruar nga pozicioni i marrë prej vendeve perëndimore që flasin për Sirinë vetëm kur shohin se mirëqënia e tyre po rrezikohet nga fluksi masiv i refugjatëve”.

“Të jemi realist, nuk duket se ka ndonjë fund të lumtur të afërt për Sirinë. Duket një rrugë qorre”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Lidhja mes bebeve të sapolindura dhe ujit: duhet të pinë apo jo?

Lidhja mes bebeve të sapolindura dhe ujit: duhet të pinë apo jo?

Humbje e pamerituar e Shqipërisë në ndeshjen e parë në Europian

Humbje e pamerituar e Shqipërisë në ndeshjen e parë në Europian

Për t’u marrë shembull: e moshuara gjen një portofol me 1 mijë euro, ja çfarë bëri…

Për t’u marrë shembull: e moshuara gjen një portofol me 1 mijë euro, ja çfarë bëri...

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni