Dy gazetarët rusë të ndaluar në Kosovë me dyshimin se janë agjentë të shërbimit sekretë, pas dëbimit nga qeveria e Prishtinës kanë deklaruar se do të rikthehen sërish.
“Padyshim që do të rikthehem sepse dua që të xhiroj reportazhe për jetën e serbëve, por edhe për tempujt ortodoksë e pozitën e tyre”, tha
Sergej Belous, për gazetën serbe “Novosti” menjëherë pas deportimit nga Kosova.
Atë dhe kolegen e tij, Roksana Sazonova, Policia e Kosovës i ka përcjellë deri në kufirin me Serbinë, në pikëkalimin e Merdarit, prej ku të premten mbrëma kaluan në Serbi.
Dy gazetarët rusë të “Noboctnoi Front” u arrestuan nga policia e Kosovës në qendër të Rahovecit, me akuzën zyrtare për shkak të kalimit ilegal të kufirit dhe për hyrje në territor të Kosovës pa viza.
/tesheshi.com/