Gjashtë gazetarë dhe organizata gjermane i kanë dërguar një letër të hapur ministrit të Brendshëm Horst Seehofer duke kërkuar më shumë mbrojtje nga terroristët e ekstremit të djathtë në vend.
Bastisjet e fundit të policisë në rrjetet e ekstremit të djathtë kanë zbuluar disa lista të gazetarëve dhe politikanëve të së majtës, të cilët me sa duket si objektiva të mundshme të sulmeve.
“Në kontekstin e raporteve të fundit për ‘listat e vdekjeve’ të përpiluara nga aktivistë të ekstremit të djathtë: a mund të garantoni që secili individ emri i të cilit figuron në një listë të tillë do të informohet për të, dhe do të marrë rekomandime për sigurinë e tyre?”, i thanë gazetarët ministrit.
“A do të informohen individët në mënyrë proaktive nëse ekziston një kërcënim konkret për jetën e tyre?”
Shtypi i lirë konsiderohet si shtyllë themelore e demokracisë në Gjermani, ndërsa gazetarët jo rrallë janë bërë objekt i urrejtjes për shumë ekstremistë të ekstremit të djathtë. /tesheshi.com/