Autoritetet greke kanë deportuar një grup refugjatësh siriane drejt Turqisë në mënyrë të paligjshme. Dhe për më tepër, aty u janë djegur këpucët, dokumentat, e u janë rrëmbyer sende të tjera personale.
Gazeta greke Efimerida ton Sintakton që e ka publikuar këtë fakt, ka cituar dëshmitarë okularë të këtij zhvillimi, gjë që ka ndodhur në fund të korrikut.
Bëhet fjalë për 14 emigrantë nga Siria, Jemeni dhe Algjeria, në mesin e tyre fëmijë, të cilët janë dëbuar nga Greqia për në Turqi më 28 korrik, ka thënë për gazetën greke, siriani Amir Mahmud.
Sipas tij, policia greke kapiu një grup refugjatësh pas kalimit të lumit Marica (Evros) që ndan Turqinë me Greqinë.
Siç ka thënë siriani, para se ata të ktheheshin në Greqi, burra të armatosur u kanë kërkua që të hiqnin këpucët që më pas u janë djegur. Më pas ka qenë policia ajo u ka marrë dokumentat, parate dhe sende të tjera personale, sipas rrëfimit të dëshmitarit, cituar nga gazeta.
Por policia greke tha se nuk donte të komentonte mbi lajmet, duke deklaruar se ata nuk merreshin me artikuj gazetash.
Qeveria greke njoftoi këtë javë se 8,400 refugjatë kanë hyrë në Greqi nga kufiri turk që nga fillimi i vitit. /tesheshi.com/