Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gaza: një “lum njerëzor”, si përgjigje për çdo plan djallëzor

Pamje: nis kthimi impresionues në shtëpi i atyre që s’e lëshojnë tokën e tyre

by te Sheshi
27/01/2025
in Kryesore, Lindja e Mesme
Reading Time: 3 mins read
A A
Gaza: një “lum njerëzor”, si përgjigje për çdo plan djallëzor
89
SHARES

Kthimi i personave të zhvendosur palestinezë në pjesën veriore të Rripit të Gazës filloi këtë mëngjes, pas një marrëveshjeje në negociatat indirekte me Izraelin, tha një zyrtar i Ministrisë së Brendshme të Hamasit në enklavë për AFP. “Kalimi i palestinezëve të zhvendosur filloi përgjatë rrugës Ar Rashid, përmes pjesës perëndimore të pikës së kontrollit Netzarim drejt qytetit të Gazës dhe drejt pjesës veriore” të enklavës, tha zyrtari.

Kujtohet se qeveria izraelite njoftoi se banorët e zhvendosur brenda vendit do të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre në pjesën veriore të enklavës, pas një marrëveshjeje me Hamasi që do të lirojë pengje të tjera brenda javës, sipas zyrës së kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Kjo marrëveshje do të lejojë që të vazhdojë armëpushimi i brishtë midis forcave të armatosura izraelite dhe Hamasit në Rripin e Gazës, i cili ka pësuar shkatërrime të mëdha pas 15 muajsh lufte, me pothuajse të gjithë popullsinë (2.4 milionë para luftës) të zhvendosur me forcë, në shumicën e rasteve në mënyrë të përsëritur.

“Dhjetëra mijëra” të zhvendosur, sipas mbrojtjes civile, u penguan dje nga forcat e armatosura izraelite të kthehen në komunitetet në veri përmes të ashtuquajturit “Korridori Netzarim”, i cili e ndan në dysh zonën e vogël bregdetare palestineze.

Izraeli e arsyetoi refuzimin e tij për t’i lënë ata të kalonin duke përmendur se civili 27-vjeçar Arbel Yehud nuk ishte liruar dhe se nuk kishte marrë një listë të statusit të pengjeve që do të liroheshin.

A historic day: Over a million Palestinians return to northern Gaza after the destruction of their homes and the failure of Israel’s attempts at forced displacement. pic.twitter.com/iodNUeXq2J

— Ramy Abdu| رامي عبده (@RamAbdu) January 27, 2025

Por mbrëmë, shërbimet e Netanyahut njoftuan se më në fund kishte pasur përparim në negociatat indirekte: Hamasi do të lironte tre pengje të enjten, duke përfshirë Arbel Yehud, dhe më pas tre të tjerë të shtunën, më 1 shkurt. “Si pjesë e këtyre marrëveshjeve”, Izraeli do të “lejojë kalimin e gazanëve në Rripin verior të Gazës që nga mëngjesi i sotëm (e hënë),” shtoi zyra e kryeministrit Netanyahu.

Nga ana e tij, Hamasi akuzoi më herët Izraelin për “shkelje” të marrëveshjes duke parandaluar kthimin e personave të zhvendosur në pjesën veriore të enklavës.

Në të njëjtën kohë, Hamasi, si dhe Autoriteti Palestinez i Mahmud Abbas, kritikuan ashpër propozimin e presidentit amerikan Donald Trump që banorët e Rripit të Gazës të shkojnë në Egjipt dhe Jordani në mënyrë që, sipas tij, të “popullojnë” enklavën.

“Ne po flasim për një milion e gjysmë njerëz dhe ne thjesht do ta pastrojmë të gjithë këtë gjë. E dini, gjatë shekujve, ka pasur shumë e shumë luftëra atje. Dhe tani, nuk e di, diçka duhet bërë”, tha Trump.

I pyetur nëse e kishte fjalën për një zhvendosje afatgjatë të qytetarëve të Rripit të Gazës, Trump u përgjigj: “Mund të jetë ose njëra ose tjetra”.

Por për palestinezët, çdo përpjekje për t’i përzënë ata nga toka e tyre kthehet në Nakba (“katastrofë” në arabisht), si zhvendosjet masive që pasuan krijimin e shtetit të Izraelit në 1948.

“Ne i themi Trumpit dhe gjithë botës: nuk do të largohemi nga Palestina apo Gaza pavarësisht se çfarë”, tha për AFP Rashad al-Nazi, i zhvendosur nga qyteti i Gazës.

Palestinezët do ta “mbysin” propozimin e z. Trump “ashtu siç prishën të gjitha planet e zhvendosjes (…) gjatë dekadave,” tha dje Bassem Naim, një anëtar i byrosë politike të Hamasit.

Edhe pse një kundërshtar i Hamasit, i cili rrëzoi Autoritetin Palestinez dhe mori pushtetin në Rripin e Gazës në 2007, Mahmoud Abbas dënoi “çdo plan” për të zhvendosur popullsinë e enklavës.

Edhe Mbretëria Hashemite e Jordanisë,shtëpia e rreth 2.3 milionë banorëve refugjatët palestinezë, si dhe Egjipti, theksuan dje se ata refuzojnë “çdo zhvendosje të detyruar” të palestinezëve.

Liga Arabe, nga ana e saj, paralajmëroi kundër “përpjekjeve që synojnë çrrënjosjen e palestinezëve nga toka e tyre”, të cilat “nuk mund” të karakterizohen si asgjë tjetër përveç ‘spastrimit etnik’”.

Ndërsa ministri i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, e quajti propozimin e Donald Trump një “ide të shkëlqyer”, duke siguruar se palestinezët mund të siguronin “një jetë të re dhe të bukur diku tjetër”. /tesheshi.com/

Tags: Lajme nga Gaza

Related Posts

Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza
Lindja e Mesme

Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?
Kryesore

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Next Post
Nga Redi Shehu: Shteti i synuar bektashi në pesë pika

Nga Redi Shehu: Shteti i synuar bektashi në pesë pika

E vërteta që s’guxon të thuhet në Ditën e Holokaustit

E vërteta që s’guxon të thuhet në Ditën e Holokaustit

A biseduan Papa Francesku me Baba Mondin mbi Vatikanin bektashi?

A biseduan Papa Francesku me Baba Mondin mbi Vatikanin bektashi?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Një anë e errët e Papës së ri

Një anë e errët e Papës së ri

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni