Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gaza bashkon arabët: ky është plani anti-Trump…

Egjipti merr përsipër rindërtimin e Rripit të bërë rrafsh

by te Sheshi
04/03/2025
in Kryesore, Lindja e Mesme
Reading Time: 4 mins read
A A
Gaza bashkon arabët: ky është plani anti-Trump…
119
SHARES

Presidenti egjiptian Abdel Fattah el Sissi tha se udhëheqësit arabë mbështesin planin e Egjiptit të pasluftës për Gazën që do të lejonte rreth dy milionë palestinezë të qëndronin në territor.

Në një takim në Kajro të martën, udhëheqësit mbështetën një kundërpropozim ndaj planit të presidentit amerikan Donald Trump për ta pastruar territorin nga palestinezët autoktonë dhe për ta rizhvilluar atë si një destinacion plazhi.

Egjipti ka propozuar një plan prej 53 miliardë dollarësh për rindërtimin e Gazës, në një përpjekje të nxituar për të paraqitur një alternativë ndaj idesë së Donald Trump për një plan zhvillimi të pasurive të paluajtshme, i cili përfshinte zhvendosjen e palestinezëve dhe është vënë nën kritika për atë që shumë e shohin si spastrim etnik. Propozimi i ri, i paraqitur në samitin e Ligës Arabe në Kajro, fokusohet në ndihmën emergjente, rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar dhe zhvillimin afatgjatë ekonomik.

Në një dokument prej 112 faqesh, qeveria egjiptiane prezantoi imazhe shumëngjyrëshe të krijuara nga AI të lagjeve të banuara, kopshteve dhe qendrave komunitare, me plane për një port tregtar, një qendër teknologjike, komplekse hotelesh në plazh dhe një aeroport.

Drafti i planit egjiptian parashikon dy faza. Faza fillestare e rimëkëmbjes pritet të zgjasë gjashtë muaj dhe fokusohet në heqjen e bombave të pashpërthyera, ndërtimin e strehimoreve të përkohshme për më shumë se 1.5 milionë njerëz të zhvendosur në Gaza dhe riparimet fillestare të shtëpive të dëmtuara.

Faza e dytë, “faza e rindërtimit”, do të zgjasë katër vjet e gjysmë dhe do të fokusohet në ndërtimin e banesave, si dhe në restaurimin e infrastrukturës kryesore, duke përfshirë rrugët, rrjetet e shërbimeve dhe shërbimet publike. Në fund, plani parashikon krijimin e zonave industriale, një port peshkimi, një port tregtar dhe një aeroport.

Financimi i planit egjiptian ka të ngjarë të kërkojë investime nga vendet e pasura të Gjirit, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe Arabinë Saudite.

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi njoftoi një konferencë ndërkombëtare për rindërtimin e Gazës në prill dhe zbuloi se Egjipti dhe Palestina kanë formuar një bord të pavarur menaxhues që do të administrojë përkohësisht enklavën, do të mbikëqyrë dërgimin e ndihmave humanitare dhe do të përgatisë terrenin për kthimin e Autoritetit Palestinez në zonë.

Udhëheqësi egjiptian theksoi se nisma synon “të ruajë të drejtën e popullit palestinez për të rindërtuar atdheun e tij dhe për të qëndruar në tokën e tij”.

Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa dënoi thirrjet për zhvendosjen e detyruar të palestinezëve nga territori i tyre, duke i quajtur ide të tilla një turp për njerëzimin dhe një provë për të gjithë arabët.

“Thirrja për zhvendosjen e detyruar të popullit palestinez nga toka e tyre është një turp për njerëzimin,” tha Sharaa në Samitin e Urgjencës Arabe në Egjipt për rindërtimin e Gazës.

Ai paralajmëroi se thirrje të tilla përbëjnë një kërcënim për popullin palestinez, si dhe për të gjithë komunitetin arab.

“Kërcënimi i zhvendosjes së popullsisë së Gazës nuk është vetëm një çështje humanitare; është një test i përkushtimit tonë si arabë ndaj kauzës sonë jetike,” shtoi ai.

Ai theksoi se persekutimi i popullit palestinez nuk mund të pranohet, duke thënë se ka ardhur koha që të gjithë arabët të qëndrojnë së bashku kundër këtyre planeve.

Qëndrimi i Hamasit për iniciativën e liderëve arabë

Lëvizja e rezistencës Hamas përshëndeti të martën këtë plan për rindërtimin e Rripit të Gazës, të miratuar nga liderët arabë që morrën pjesë në një samit të jashtëzakonshëm arab kushtuar zhvillimit të situatës në Palestinë. Hamasi tha në një deklaratë përmes Telegramit: “Ne mirëpresim mbledhjen e këtij samiti të jashtëzakonshëm arab në Kajro për të diskutuar rreziqet që kërcënojnë kauzën tonë palestineze, nën dritën e agresionit të vazhdueshëm sionist dhe planeve të gjenocidit dhe zhvendosjes me të cilat përballet populli ynë në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Jerusalem”.

Mbajtja e samitit arab hap një fazë të avancuar të rreshtimit arab dhe islam me kauzën e drejtë palestineze.

Hamasi theksoi se qëndrimi arab është “një pozicion i nderuar dhe një mesazh historik se katastrofa palestineze nuk do të përsëritet, dhe ne pohojmë se populli ynë, me mbështetjen e një pozicioni të unifikuar arab, mund të pengojë këto përpjekje dhe komplote”.

Hamasi përshëndeti gjithashtu planin e rindërtimit të Gazës, i cili u miratua në samitin arab në deklaratën e tij përfundimtare, dhe bëri thirrje për “sigurimin e të gjitha elementeve për suksesin e tij”, duke vlerësuar “përpjekjet e Egjiptit në përgatitjen për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për rindërtimin e Gazës”.

“Ne shpallëm mbështetjen tonë për vendimin për të formuar një komitet mbështetës të komunitetit për të monitoruar çështjen e ndihmës dhe rindërtimit dhe për të qeverisur Gazën si një pjesë integrale e shtetit palestinez”, u tha në deklaratën e Hamasit. /tesheshi.com/

Related Posts

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene
Lindja e Mesme

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?
Lindja e Mesme

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Shtatë ndalesa nga fjalimi delirant i Trump-it në Kongres

Shtatë ndalesa nga fjalimi delirant i Trump-it në Kongres

Në prag të konfliktit: avionë luftarakë rus që kërcënojnë dronët francezë

Në prag të konfliktit: avionë luftarakë rus që kërcënojnë dronët francezë

Zbulimi: një perëndi e sajuar njerëzore në tokën turke

Zbulimi: një perëndi e sajuar njerëzore në tokën turke

TË FUNDIT

  • Të fundit
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni