Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gara për Shtëpinë e Bardhë: si do të ishin 100 ditët e para të Donald Trump si president

by te Sheshi
26/02/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Gara për Shtëpinë e Bardhë: si do të ishin 100 ditët e para të Donald Trump si president

Jo shumë kohë më parë, të imagjinoje 100 ditët e para të Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara mund të ishte thjesht territor i satirës politike. Por, ndërsa edhe varietetë tashmë po diskutojnë sesi do të dukej gjethja e artë që mund të zbukurojë Shtëpinë e Bardhë shumë shpejt, analiza e asaj që mund të ndodhë mbetet po aq e paktë sa edhe seksioni i politikave në faqen zyrtare të kandidatit republikan.

Megjithatë, me disa fitore në zgjedhjet brenda partisë dhe me një axhendë të favorshme zgjedhjesh përpara, mundësia që populisti i paparashikueshëm të mund të mposhtë kandidatin demokrat më 8 Nëntor dhe të vijë në pushtet nuk duhet marrë edhe aq me të qeshur. Kështu analistët kanë paraqitur disa gjëra që mund të ndodhin ën 100 ditët e para…

Gjykata e Lartë

Axhenda e presidentit pas inagurimit më 20 Janar është bërë e qartë pas vdekjes së anëtarit të Gjykatës së Lartë, Antonin Scalia, zëvendësimin e të cilit nga ana e Kongresit republikanët janë zotuar ta bllokojnë deri në marrjen e detyrës së presidentit.

Janë dy emra që Trump që tani i ka nxjerrë si mundësi për të mbushur vendin – Bill Pryor Jr dhe Diane Sykes – konservatorë ortodoksë që kundërshtojnë abortin dhe mbrojtjen e të drejtave të votuesit. Vetëm këta emra mund të krijojnë një përfytyrim sesi do të jetë Gjykata e Lartë nëse Trump do të jetë në krye të plotësimit të tre vendeve të tjera bosh në vitet në vazhdim.

Mbështetja nga ana e republikanëve të senatit, për të mos përmendur demokratët, nuk është aspak e garantuar dhe Trump është pothuajse e sigurtë se do të kalojë muajt e parë në detyrë duke u përpjekur të emërojë të preferuarit e tij përmes seancave të zjarrta dëgjimore dhe piraterisë së mundshme.

Zëvendëspresidenti

Hamendja e parë është zakonisht që një i jashtëm në politikë do të gjendet në vështirësi në rrethana të tilla,  por një tjetër e dhënë ka dalë mbi stilin e drejtimit të Trump ndërsa bisedohet për zgjedhjen e një numri dy për Shtëpinë e Bardhë nën administratën e tij.

Edhe pse fillimisht u spekulua për ish-guvernatoren e Alaskës, dhe kandidaten për zëvendëspresidente në 2008, Sarah Palin e hipotezat kanë shkuar deri tek Oprah Ëinfrey apo ish-kandidati republikan Carly Fiorina,  vetë Trump së fundmi ka bërë të qartë se është në favor të një politikani me eksperiencë në Uashington që do ta ndihmonte atë të lundronte në korridoret e pushtetit.

“Do të zgjidhja këtë për faktin që edhe pse jam shumë politik, unë nuk jam politikan. Do doja të zgjidhja një politikan”, tha ai në një intervistë gjatë këtij muaji. Ky koment mund ta drejtojë gishtin lehtë drejt rivalëve Marco Rubio apo Ted Cruz, të cilin Trump gjithmonë e quan “djalë i zgjuar”.

Ky i fundit nga ana e vet, mendon se nëse Trump bëhet president, askush nuk mund ta dijë se çfarë do të bëjë. “As ai nuk e di se çfarë do të bëjë”, tha Cruz pas fitores së Trump në Nevada.

Muri

Për pjesën e ngritjes së murit me Meksikën, kjo mund të përfshijë rritjen e fondeve për ushtrinë amerikanë dhe propozimin për të forcuar kufijtë jugorë të shtetit me një mur, madje edhe nëse detyrimi i meksikanëve të paguajnë për të mund të duhet të presë deri në negociata dypalëshe, shumë të vështira për të qenë të frutshme.

Sidoqë të jetë, politikë ekstreme për emigracionin apo politikën e jashtme do të jetë e vështirë të marrë votat e republikanëve në senat por demokratët do ta kenë zbuluar se u ka ardhur radha për veprime ekzekutive.

Guantánamo

Plani i shumëvonuar i Obamës për të mbyllur Guantanamo Bay për shembull,  i njoftuar së pari në 100 ditët e para në detyrë, mund të kthehet lehtë nga Trump që dëshiron ta mbushë atë me “çuna të këqinj”.

“Gitmo, do ta mbajmë të hapur”, tha ai pas fitores në Nevada.

Edhe pse Trump në mënyrë misterioze dëshiron që kubanezët të paguajnë edhe për burgun, të paktën qëndrimi i tij ndaj urdhërave ekzekutivë të Obamës për afrimin me Havanën është më pak i ashpër sesa premtimi për të hedhur poshtë marrëveshjen bërthamore me Iranin apo rinisjen e negociatave për sanksionet- me ose pa aleatët ndërkombëtarë.

Pjesa më e madhe e planit të emigracionit të Obamës që është aktualisht në rishikim nga Gjykata e Lartë, mund të kthehet në ditën e parë të Trump në presidencë, në mos të nxitet në drejtim të kundërt.

Siria

Presidenti Trump ka gjasa të detyrohet të punojë më ngadalë në aspekte të politikës së jashtme. Pavarësisht mburrjes së tij se do ta bëjë Amerikën madhështore sërish, Trump ka qenë i vakët në çështjen e ndërhyrjes së njëanshme në Lindjen e Mesme dhe ka treguar simpati në drejtim të Rusisë së Vladimir Putin, që mund të lihet i lirë të rirregullojë gjërat në Siri sipas pëlqimit të vet.

Premtimet e tjera për të zhdukur ISIS apo terrorizmin mund të jenë të komplikuara në kalimin e tyre nga e folura në të bërë. Një urdhër ndalimi i përkohshëm për muslimanët që të hyjnë në SHBA, ëpr shembull, mund të rezultojë i pamundur për shkak të sfidave ligjore – edhe nëse Gjykata e Lartë bëhet më miqësore me Trump.

Kina

Kryefjala e axhendës ekonomike të Trump, tregtia është një zonë ku ndryshimi mund të ndjehet shpejt ose ngadalë në varësi sesa do të arrijë Obamë në vitin e fundit të mandatit.

Një marrëveshje e gjerë me Azinë është në fazën e përfundimit dhe tashmë janë sheshuar edhe grindjet më të forta në Kongres, por ajo do të jetë në rrezik nëse boja nuk do të thahet në kohë.

Rinegociimi i kushteve tregtare me Kinën – që ndoshta do të jetë shenja dalluese e trumpizmit – mund të jetë një synim më afatgjatë, por pa garancinë se Pekini do të bjerë ndonjëherë dakord apo që Kongresi do të ratifikojë rishikimin thelbësor të kushteve.

Një rënie e vlerës së dollarit një ditë pas zgjedhjeve të nëntorit, për shembull, mund ta pajisë Trump me argumentin për të pretenduar se ai e nisi tashmë punën për të kontrolluar manipulimet e Kinës me këmbimin valutor.

Përndryshe, pjesa më e madhe e qëndrimeve të Trump kanë të bëjnë më shumë me sjellje sesa me veprim të menjëhershëm. “Ta bëjmë Amerikën madhështore sërish” është një slogan e jo një manifest, dhe i tillë që kandidati pretendon se mund ta bëjë përmes një serie marrëveshjesh të mençura dhe me mendjemprehtësi prej biznesmeni, sesa me një politikë të vetme konkrete.

Driblimet e manovrat padyshim që do të nisin që ditën e parë, por mund të kërkojnë më shumë se 100 ditë për këdo, përfshirë edhe Trump, që të verifikohen. Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi
Bota & Rajoni

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç
Ballkani

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025
Next Post
Dështon raundi i parë i Presidentit: Thaçi nuk i merr dy të tretat

Dështon raundi i parë i Presidentit: Thaçi nuk i merr dy të tretat

Përleshje para ndërtesës së Kuvendit të Kosvës: bomba Molotov e gaz lotsjellës (Foto)

Përleshje para ndërtesës së Kuvendit të Kosvës: bomba Molotov e gaz lotsjellës (Foto)

Fillon raundi i dytë i votimit për President të Kosovës

Fillon raundi i dytë i votimit për President të Kosovës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni