Kreu aktual i FSHF-së, Armando Duka, e ka quajtur rivalin e tij, Bashkim Fino, si përfaqsues të një klani politik. Duke folur në Asamble, aty ku sot zgjidhet kreu i ri i Futbollit Shqiptar, nëse do jetë ai apo Fino, Duka e ka thënë hapur atë që mendon për deputetin Fino.
“Sot nuk po votoni për Armand Dukën po votoni për futbollin shqiptar. Ju që do të votoni keni përgjegjësi të madhe. Do të ishte papëgjegjshmëri t’ja lini në dorë një eksperimenti, një politikani, tifoz futbolli apo një klani të kufizuar politik”, tha Duka.
Kështu, edhe ai i bashkohet korrit të atyre që mendojnë se Fino po e synon kreun e FSHF-së si politikan e jo si dashamirës futbolli. /tesheshi.com/