Gjatë prezantimit të platformës së tij, kandidati për të marrë në dorë frenat e futbollit shqiptar, deputeti socialist Bashkim Fino, e quajti si “të sëmurë” futbollin e menaxhuar për 16 vjet nga rivali Duka.
“Kërkoj votën tuaj. Jo për cilësitë e mia personale. Më votoni për platformën dhe programin që unë prezantoj. Kapërcimin e statuskuosë.
Presidenti i deritanishëm kërkon votën e vazhdimësisë 16-vjeçare duke premtuar të bëjë ato që ka bërë keq. Por pa ia mohuar atë që ka bërë arritje konstatoj se futbolli shqiptar është i sëmurë.
Kampionati shqiptar është me besueshmëri më të ulët në botë”, u shpreh Fino. /tesheshi.com/