Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Gani Kosumi, komentatori sportiv i njëqindmijë fotove: ja dy më të rrallat që kam shkrepur

by te Sheshi
14/12/2016
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 7 mins read
A A
Gani Kosumi, komentatori sportiv i njëqindmijë fotove: ja dy më të rrallat që kam shkrepur

Për nga pamja ndoshta jo, por nga zëri padyshim që të gjithë kosovarët e njohin komentatorin e tyre të dashur sportiv, Gani Kosumi. Me 30 vjet karrierë me sytë nga fusha e gojën pranë mikrofonit, ai vjen që nga koha e ish-Jugosllavisë, duke qenë pra zëri i dy epokave, dhe po me të njëjtin pasion, freski dhe pëlqyeshmëri nga publiku. Ama, vecc komentatorit, ai është një profesionist i objektivit, duke realizuar e arkivuar mbi 100 mijë foto me në qendër sportin kosovar në vite…

Intervistoi: Shkëlzen Rrecaj

Kur keni filluar të merreni me gazetari dhe pse pikërisht me sportin?

Qysh si nxënës i shkollës fillore, pastaj edhe të mesme, dëshira ime ishte që të merrem me  gazetari. Unë i përkas gjeneratës së parë të gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë, dhe që nga ajo kohë kisha një interesim të madh që t’i përkushtohem këtij profesioni.

Pra, që prej sa isha nxënës fillova të merrem me gazetari. Ka qenë diku viti 1977 kur edhe është publikuar shkrimi i parë në gazetë. Kam përcjellë ngjarje sportive, pastaj kam filluar edhe të bashkëpunojë me gazeta të ndryshme. Në atë kohë ishte gazeta Rilindja e vetmja që dilte në gjuhën shqipe në Kosovë.

A mund të na tregoni momentet më të mira që keni përjetuar gjatë këtyre viteve si gazetar?

Gjatë gazetarisë sportive ka sfida të ndryshme, momente të mira dhe jo të mira. Por do ta kujtoja një moment kur ne pas një okupimi dhjetëvjeçar, u kthyem në stadiumin e Prishtinës. Ky ka qenë gëzimi më i madh që kam përjetuar pas disa vitesh të okupimit. Prishtina zhvilloi një ndeshje miqësore me “Bashkimin” e Kumanovës, ku  i gjithë stadiumi ishte i mbushur me spektatorë.

Do veçoja edhe një gëzim tjetër që ka ndodhur gjatë këtij viti, ku me kolegët gazetarë kemi qenë në Budapest për ta përcjellë nga afër asamblenë e UEFA-së. Pas një periudhe të gjatë u realizua ëndrra e shumë sportistëve kosovarë me pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

 

Përveç që keni komentuar ndeshjet sportive, ju keni ushtruar edhe profesionin e fotografit. Sa foto i keni shkrepur deri me tani?

Me profesion jam gazetar sporti dhe drejtues i emisioneve të shumta sportive, ku aktualisht drejtoj redaksinë e sportit në Radio Kosova. Por, periudha që e folëm më parë ka qenë e imponuar, që pra që të luajmë rolin e fotografit në ato rrethana dhe kushte të vështira. Kështu që një fotoaparat me ka rënë në duar, të cilin ma dhuroi vëllai im që jeton dhe vepron në Angli. Fillova të regjistroj gjëra të cilat ishin me interes të sportit të Kosovës, dhe deri me tani kam arritur t’i shkrep mbi njëqindmijë fotografi që nga viti 1990 e deri më sot.

Të gjitha këto fotografi i kam klasifikuar, i kam ruajtur në një dhomë personale timen, që gjeneratatë e reja të kenë mundësi ta shohin të kaluarën e sportit të Kosovës.

A mund të na veçoni ndonjë foto që edhe juve ju ka mbetur kujtim nga e kaluara?

Ka shumë fotografi që kam realizuar, por do t’i veçoja dy foto që me kanë lënë përshtypje gjatë kësaj periudhe kohore. Eshtë një foto që ndoshta e keni parë edhe në librin tim, ku shihen futbollistët në një përrockë që mundohen ta heqin baltën në kushte të vështira, moti i ftohftë me borë. Në atë kohë nuk ka patur zhveshtore dhe banjo, të gjitha ato janë bërë në natyrë.

Pastaj është një fotografi që kam bërë menjëherë pas hyrjes së NATO-së në Kosovë, ku shihet shkatërrimi i objekteve sportive, përkatësisht i zyrave të klubit Prishtina; shihet një barbarizëm i theksuar, gjithçka e shkatërruar. Këto janë dy foto që me kanë lënë përshtypje të mëdha që i kam regjistruar në arkivin tim, por ka edhe foto dhe momente të tjera që me kanë lënë mbresë.

U bë kohë e gjatë që jeni komentator në Radio Kosova dhe ish- Radio Prishtina. Çka të ka mbajtur kaq gjatë të lidhur pas radios, besnikëria apo mungesa e ndonjë oferte nga televizionet?

Kurrë nuk kam patur dëshirë të punojë në televizion. Me kohë kam zgjedhur radion dhe nuk jam i zhgënjyer. E kam dashur këtë profesion, e që u bëj me dije se nëse dikush dëshiron të merret me gazetari duhet të sakrifikojë shumë. Ka ndodhur që në orët e vona jam kthyer nga terreni, asnjëherë nuk kam hezituar ta kryej punën time të gazetarit, shpeshherë në kushte dhe rrethana jo të mira. Profesionin duhet ta duash dhe pastaj realizohen synimet. Unë jam i kënaqur me atë çka kam arritur në gazetarinë sportive. Të gjitha i kam realizuar dhe mendoj që në të ardhmen gjeneratat e reja duhet të përkushtohen më tepër sidomos në gazetarinë sportive, sepse për t’u bërë një komentator sporti është shumë vështirë. Vërtet duhet investuar shumë 10 deri në 15 vite që të jesh një komentator i një niveli të lartë.

Në kaq vite punë, ka edhe momente emocionesh të paharrueshme apo vlerësimesh…

Unë kam punuar edhe për Radio Televizionin Shqiptar, kam raportuar se çfarë po ndodh me ngjarjet sportive në Kosovë. Shpeshherë kam qenë i ftuar nga policia serbe rreth punës dhe aktivitetit tim që për ta ishte një veprim ilegal, që pasqyroja ngjarjet sportive në Kosovë. Puna ime në momente të caktuara është vlerësuar, por ka mundur edhe me tepër të vlerësohet si do që të jetë shteti i Kosovës është në zhvillim e sipër dhe disa gjera do të vijnë në vendin e vetë. Mendoj që gjeneratat të cilat kanë kontribuar në këtë drejtim duhet respektuar më tepër në forma të ndryshme. Është e dhimbshme që pas tetë vite të pavarësimit nuk e kemi një gazetë ditore sportive e që këtu shteti do duhej të investonte në këtë drejtim, e që do të ishte një investim i mirë ku do të punësoheshin gazetarë të rijnë dhe do pasqyroheshin ngjarjet sportive në vendin tonë.

Gjatë karrierës tënde si komentator, ju ka rënë të komentoni ndonjë ndeshje mes ekipeve të Kosovës dhe Serbisë gjatë ish-Jugosllavisë?

Do të veçoja një ndeshje të cilën e kam komentuar që me ka lënë përshtypje. Para shumë vitesh, dola ta blija gazetën dhe vjen e më afrohet një veturë e Radio Prishtinës, ku nga brenda dikush thotë: “Gani, ti sot duhet të vish me ne dhe ta komentosh lojën në Krushevc të Serbisë, ku do të luan ;Vëllaznimi’ me ‘Napredakun’. Unë nuk isha i përgatitur për këtë që amë ftuan. Pasi pranova u përgatita shpejt me një laps dhe një letër, ku më pas shkova që ta komentoj. Doli mirë dhe ishte një ndjenjë e paharruar në jetën time. Kjo ndodhi për arsye se gazetari i radios ishte i sëmurë dhe pasi që radio në atë kohë u dëgjonte shumë dhe patjetër duhej zëvendësuar që edhe të tjerët të kishin mundësi të mësonin rezultate e ndeshjes.

Përveç të qenit gazetar dhe vazhdimisht në fushat e gjelbërta, cila është skuadra që preferoni?

Ekipi i cili me pëlqen dhe që bënë një lojë shumë të mirë është Barcelona. Ndërsa sa i përket skuadrave vendore për mua të gjitha janë njësoj. Për arsye se ende jemi larg cilësisë që ka patur futbolli i Kosovës para njëzet viteve. Ndoshta janë në rrugë të mirë që të ngritët cilësia e sportit vendor. Gjendja e klubeve në vend nga ajo materiale, organizative nuk është aspak e mirë. Do ta përmendi edhe një rast ku gazetarët e Radio Kosovës që transmetojnë ndeshjet drejtpërdrejt punojnë në kushte shumë të vështira, pa kulm mbi kokë në shi dhe borë. Dhe në këtë drejtim Federata e Futbollit të Kosovës do të duhej bërë më shumë që të krijohen kushte më të mira për reporterët që transmetojnë ndeshjet drejtpërdrejtë.

Cilat janë mangësitë më të mëdha që ka sporti ynë, a ka shpresë që një ditë do të kemi një përfaqësuese dhe një ekip të denjë për garat ndërkombëtare?

Mundësi ka që të rritet cilësia në sportin kosovar, por duhet bërë plane afatgjate, duhet të organizohen seminare të ndryshme, për trajnerë, gjyqtarë etj. Të krijohen kushte për sportistë, është e dhimbshme që një sportistë, një futbollist të punojë tetë orë kamerierë dhe pastaj të shkon në stërvitje apo drejtë në lojë. Kjo kohë ka kaluar duhet që të krijohen kushte më të mira, sidomos për futbollistët të cilët nuk kanë paga çfarë duhet të kenë. Klubet ende nuk e kanë të rregulluar infrastrukturën sportive dhe në këtë drejtim duhet bërë më tepër. Ngritja e cilësisë është parësore, sepse duhet punuar gjatë për ta rikthyer reputacionin që kishim dikur.

A kanë të ardhme sportet në Shqipëri dhe Kosovë?

Kanë të ardhme. Shembulli më i mirë është Majlinda Kelmendi dy herë kampione e Botës, dy herë kampione e Evropës, fituese e medaljes së artë në lojërat olimpike në Rio, është shembulli më i mirë i një modeli të një sportisti që do të thotë se në Kosovë me pak kushte më të mira do të kemi një sportistë të këtij niveli siç është Majlinda.

Kisha rastin të isha në lojërat olimpike në Azerbajxhan, ku Majlinda u shpall fituese në konkurrencën e femrave, ishte një nderë i madh që të jem prezent në një gala mbrëmje, ku një sportist i Kosovës paraqitet në nivelet më të larta.

Shembull i mirë është edhe trajneri i Majlindës, Driton Kuka që nga shtatori i këtij viti gëzon një pagë për meritat e arritura si trajnerë. Ky është një shembull edhe për shumë trajnerë të tjerë që edhe nga sporti mund të fitohet. /tesheshi.com/

 

Related Posts

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Next Post
Irani përgëzon Asadin për “çlirimin e Halepit”, ndërkohë që nuk respektohet armëpushimi

Irani përgëzon Asadin për "çlirimin e Halepit”, ndërkohë që nuk respektohet armëpushimi

Erdogan dhe Putin diskutojnë shkeljen e armëpushimit dhe evakuimin e civilëve nga Halepi

Erdogan dhe Putin diskutojnë shkeljen e armëpushimit dhe evakuimin e civilëve nga Halepi

A i është kërkuar Mimi Kodhelit gjatë vizitës në Arabinë Saudite që të vendosë ferexhenë?

A i është kërkuar Mimi Kodhelit gjatë vizitës në Arabinë Saudite që të vendosë ferexhenë?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.