Galaxy Wide është telefoni më i lirë nga Samsung që pritet të hidhet në treg nga Samsung. Modeli i ri mund të mos sjellë shumë risi, pasi pritet të jetë shumë i ngjashëm me Galaxy On7.
Galaxy Wide pritet të ketë çmim të volitshëm. Wide do të lançohet në treg me vlerën fillestare prej 276 dollarëve. Pajisja do të ketë ekran prej 5.5 inç, me rezolucion prej 1280 x 720 piksel. Procesori në Wide do të jetë Snapdragon 410 me kapacitet prej 1.2 GHz. RAM memoria e pajisjes do të ketë 2GB ndërkohë që hapësira e brendshme vjen me 16 GB kapacitet.
Përmes mikro kartelës, hapësira e brendshme mund të rritet deri në 128 GB. /tesheshi.com/