Kur është fjala për gafa policësh mund të ndodhë dhe diçka e tillë: Kampioni i UFC-së, Khabib Nurmagomedov u ndalua në një aeroport rus para se të nisej për në Turqi, ku do xhirojë një sekuencë në serialin “Ertugrul”
por pas marrjes në pyetje, ai u lirua së bashku me një person tjetër nga Dagestani.
Sipas mediave, anëtarë të sigurisë dhe policisë në aeroport, ndoqën një praktikë marrjesh në pyetje për kampionin dhe një tjetër person nga Dagestani, pa e ditur se me kë kanë të bëjnë.
Ata e liruan menjëherë Khabibin, pas fotografimit dhe marrjes së deklaratave, duke e lënë të udhëtojë drejt Stambollit. /tesheshi.com/