Ish-sekretari organizativ i Vetëvendosje-s, tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, Dardan Molliqaj ka bërë një gafë në rrjetet sociale, pasi i uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin.
Ndër të tjera Molliqaj ka shkruar “urime Fitër Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë”.
Reagimi i komentuesve ka qenë i menjëhershëm duke i bërë të ditur se sot është Kurban Bajrami dhe jo Fitër Bajrami.
Një komentuese i ka shkruar “Dardan, është Kurban Bajrami”. /tesheshi.com/