Ndërsa polakët vajuaj këto ditë duke kujtuar pushtimin e Gjermanisë naziste 80 vjet më parë, Presidenti amerikan Donald Trump anuloi një vizitë në Varshavë dhe tani uron Poloninë për këtë datë të zymtë, raporton Newsweek.
Ngjarjet që shënuan fillimin e Luftës së Dytë Botërore janë kujtuar në Varshavë që nga 1 shtatori.
Në vend të Trump, i cili vendosi të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara për shkak të uraganit Dorian, por që shkoi në një kompleks golfi, ishte zv/presidenti Mike Pence ai i cili qëndroi në Poloni duke marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore. Me këtë të rast, Trump u dërgoi një mesazh të çuditshëm miqve polakë.
“Në ndërkohë, thjesht dua ta uroj Poloninë. Ky është një vend i shkëlqyeshëm me njerëz të mrekullueshëm. Ne i duam miqtë tanë polakë”, tha Trump. /tesheshi.com/