Sebastian Haller u transferua nga West Ham te Ajax në afatin kalimtar të janarit, ku holandezët i paguan atij 23 milion euro, që është transferimi më i madh në historinë e klubit.
Por edhe pse Haller ka këtë çmim të kripur për hollandezët, ai nuk ka të drejtë të luajë në Europa League, sepse Ajax ka bërë një gabim të çuditshëm: nuk e ka regjistruar sulmuesin e Bregut të Fildishtë.
“Eshtë e vërtetë që Haller nuk është në listë dhe ne po përpiqemi të zbulojmë pse.
Ne jemi në kontakt me UEFA dhe po përpiqemi të zgjidhim problemin.
Nuk është e qartë se si u bë ky gabim dhe ne shpresojmë se do të jemi në gjendje ta zgjidhim atë dhe që Haller përfundimisht do të luajë në Ligën Evropiane”, njoftoi Ajax. /tesheshi.com/