Ylli në ngritje i futbollit, Milot Rashica po lë përshtypje të mira në Bundesligën gjermane dhe është duke u konsideruar si një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit të tij, Werder Bremen.
Rashica po bën çmos që t’u sigurojë një vend te bardhë-jeshilët për sezonin e ardhshëm, pasi siç është duke shkruar, Werderin do të mund ta arrijë jo vetëm në kampionat, por edhe në Kupë.
Në fitoren e fundit ndaj Freiburgut, që për Rashicën ishte si një derbi pasi kishte përballë Amir Abrashin, lojtari i përfaqësueses së Kosovës edhe pse nuk shënoi shkëlqeu me asistimin që ia bëri holandezit Davy Klaessen në rastin e golit të parë të vendasve.
Ai bëri edhe një volum të jashtëzakonshëm loje, e për këtë arsye Rashica është vlerësuar me notën 8,26 nga faqja e specializuar e statistikave Whoscored dhe është vendosur në formacionin më të mirë të javës në Bundesliga përkrah emrave të rëndësishëm si Gnabry, Coman, Kampl e Muller. /tesheshi.com/