Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fushata shqiptare e batutave: partitë pa program elektoral për 25 qershor

by te Sheshi
05/06/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Fushata shqiptare e batutave: partitë pa program elektoral për 25 qershor

Edi Rama i është kthyer premtimeve të vitit 2013l Basha premton pa program, LSI 11 faqe program për vende  pune…pse liderët e politikës bëjnë premtime në ajër pa një program politik të mirëfilltë?

Mungesa e alternativave politike dhe programeve e ka ka zhvendosur marrëdhënien parti- elektorat  nga racionalja tek emocionalja. Njerëzit duke mos pasur arsye që të votojnë për partitë në bazë të programeve të qarta që prek jetët e tyre, votojnë në bazë të pëlqyeshmërisë së spektaklit që partitë dhe krerët e tyre ofrojnë.

Batuta me shumicë

Asnjë program i mirëfilltë nuk është paraqitur deri më sot para qytetarëve. Rama i është rikthyer programit të 2013-ës duke adaptuar shprehjen “Kemi bërë shumë po kemi dhe shumë për të bërë”. Ilir Meta vijon premtimet pragmatiste për vende të reja pune, duke synuar të jetë sërish në pushtet dhe të shpërblejë militantët e tij besnikë me paga në shtet.

Ndërsa Basha flet për një program ekonomik të asistuar nga ekspertët e CDU-së së Angela Merkelit. Premtimet e tij janë sociale dhe shumë ngazëllyese: taksë 9 të sheshtë 9 për qind; rritje pensionesh mbi tabanin 25 mijë lekë të reja dhe drekë falas për të gjithë sistemin parashkollor. Por…ai nuk ka prezantuar deri më sot zgjidhjet logjike të këtyre premtimeve në një program të detajuar.

Disa ditë më parë ai i bëri thirrje Ramës për një debat televiziv ku të përballnin programet; “Eja të dalim para shqiptarëve, bëj bilancin tënd, unë bej bilancin tim. Ti trego programin tënd, unë tregoj programin tim”- tha ai.

Rama del me tuta në TV, herë luan basketboll e herë luan tavëll me pensionistët; ndërsa Basha ia kthen se ‘i ka mbetet vetëm të bëjë vertikalen”.

“Luli është çun i mirë shumë, por ka një problem se fle gjumë”- ia kthen Rama.

Në lojën cinike të batutave futet dhe LSI duke thumbuar PS-në për teorinë e “makinës me një timon”.

Po ku janë programet për të cilat do t’i votojnë?!

Duke e konsideruar votuesin si spektator të “Portokollisë”, krerët e partive më shumë mendojnë si t’i bëjnë për të qeshur se sa si t’u mbushin mendjen për programin e tyre politik.

Tesheshi.com bëri një skaner të faqeve zyrtare të tre partive kryesore në garë për të parë premtimet zyrtare të tyre ose programet e plota politike.

Në faqen e PS-së (ps.al) ka një direktori ku shkruhet programi i ndarë në 4 kapituj: rimëkëmbje e ekonomisë; ripërtëritje e shoqërisë; rivendosje e demokracisë dhe ribashkim me Europën. Kur e shikon më hollësi kupton se është programi i vjetër me të cilin mori votat për të ardhur në pushtet në vitin 2013. Tek ripërtëritja e ekonomisë premtimi i parë ka të bëjë me heqjen e taksës së sheshtë dhe vendosjen e taksës progresive, etj.

Pra sot Rama nuk ka marrë mundimin të bëjë asnjë përmirësim këtij programi të para 4 viteve; por njësoj si atëherë premton mbi 200 mijë vende pune (300 mijë i premtoi në 2013-ën) forcim të ekonomisë, reforma etj..

Në një farë mënyre Rama po kërkon një votbesim për të vijuar atë që ka nisur 4 vjet më parë.

Faqja zyrtare e Partisë Demokratike (demokratet.al) e cila ka sloganin kryesor “Republika e re” përbëhet vetëm nga tre kadegori dhe asnjëra prej tyre nuk të çon tek ndonjë program politik. PD-ja, pavarësisht premtimeve të kryetarit të saj, nuk ka një dokument të printuar që të quhet “program” dhe ta ketë parë diskush me sy.

E vetmja tentativë për t’i hedhur në letër premtimet është bërë këto ditë në selinë e PD-së ku janë printuar disa fletushka me 11 premtime me pika, të cila do të shpërndahen në fushatë.

Në faqen zyrtare të LSI-së gjendet një dokument PDF me 11 faqe që quhet program; por në pamje ngjan si një fletushkë reklamimi; ku në çdo faqe janë rreshtuar premtimet, shumica e të cilave janë shumë të bukura për t’u realizuar, siç është ulja 60 për qind e taksave, rritja e pagave, trefishimi i fondeve për disa sektorë, 170 mijë vende të reja pune, etj..

Të gjitha këto janë të shkruara me nga një rrjesht pa arsyetimin ekonomik se si do të realizohen.

Në tentativë për të hyrë në garë me seriozitet dy parti të vogla si Sfida e Gjergj Bojaxhiut dhe LIBRA e Ben Blushit kanë hedhur disa ide të cilat i quajnë program, pasi program me një ose 3 paragraf nuk mund të ketë.

Sfida është fokusuar tek tre përparësi: pastrim i politikës, rigjallërim ekonomik, siguri ushqimore e shendetwsore.

Ndërsa LIBRA në faqen e saj zyrtare aty ku shkruhet programi ka vetëm një premtim për uljen e TVSH-së për ushqimet që sjell dhe uljen e çmimive.

Kjo fushatë elektorale që nisi me një javë vonesë do të mbahet mend si fushata e batutave, thumbimeve dhe “dashurisë” së pazakontë mes dy kundërshtarëve të mëdhenj; por edhe këtë herë shqiptarët do të shkojnë tek kutitë e votimit, jo duke qenë të bindur se ai që do të votojnë i ofron një jetesë më të mirë, por duke pasur në mendje karizmën e liderit partiak. /tesheshi.com/ 

Related Posts

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri
Politikë

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës
Politikë

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Vjen premtimi për bashkimin e Mitrovicës, e bën VV-ja: ja plani ynë

Vjen premtimi për bashkimin e Mitrovicës, e bën VV-ja: ja plani ynë

17 foto të fuqishme që, me siguri, do t’ju përmirësojnë ditën

17 foto të fuqishme që, me siguri, do t’ju përmirësojnë ditën

Më në fund: Veseli e përmend Adem Jasharin pasi “shihen sy më sy”

Më në fund: Veseli e përmend Adem Jasharin pasi "shihen sy më sy”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Berisha “harron” votën e diasporës

Berisha “harron” votën e diasporës

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni