Aktori kosovar Kushtrim Mehmeti ka ndërmarrë aksionin e mbledhjes së kravatave, një gjest që kërkonë të ironizojë kryeministrin Haradinaj.
Kravatat i dedikohen pikërisht atij. Kjo pasi shefi i qeverisë së Prishtinës e përligji vendimin për rritjen e rrogave të kabinetit të tij, me faktin të ardhurat u duheshin për blerje kravatash e këmishash.
204 sosh ka mbledhur aktori Mehmeti, të dhuruara nga qytetarë të ndryshëm pas një thirrjeje në rrjetet sociale.
Ato më pas do të vendosen në hyrje të godinës së qeverisë, si dhuratë pra për kryeministrin Haradinaj. /tesheshi.com/