Pas zyrtarizimit të marrëveshjes për vazhdimin e koalicionit AKR-VV, Albin Kurti dhe Agim Bahtiri kanë fjalë tejet të mira për njëri-tjetrin. Ky i fundit e ka e quajti Kurtin kryeministër të ardhshëm të Kosovës, duke thënë që është njeriu të cilin e vlerëson më së shumti.
Ndërkaq, duke folur për negociatat e Brukselit për Mitrovicën, Bahtiri ka treguar se vazhdimisht është konsultuar me Kurtin.
Ndërsa vetëvendosësi i bëri ftesë mitrovicasve që ta përkrahin Bahtirin pasi tha se me të e fitojnë një punëtor e një shërbëtor të madh, ndërsa me të tjerët Mitrovica fiton sundim e zullum.
“Më 19 nëntor Mitrovica do të tregojë se e don Agimin për kryetar, e jo ata që kanë qeverisur para tij. Agimi e ka gjetur Trepçën dhe Mitrovicën të ndarë, mirëpo ai nuk ka lejuar të bëhet edhe më keq se që ishte dhe është përpjekur me mish e me shpirt, me mendje e me zemër, që të bëjë punë të mira për ta ndalur të keqen dhe për këtë gjë ka pasur mbështetjen e nënkryetarit dhe drejtorëve që vijnë nga radhët e VV-së”, tha Kurti. /tesheshi.com/