E kuqja është një ngjyrë e fuqishme, jo vetëm për analogjinë e saj me inatin dhe pasionin.
Njerëzit që vuajnë nga verbime të përkohshme, kur përfitojnë përsëri shikimin e tyre ngjyra e
parë që shohin është e kuqja. Kur truri sheh ngjyrën e kuqe, organizmi reagon në disa mënyra: e para është nxitja e metabolizmit dhe lindja e një ndjesie urie.
Ndoshta për këtë arsye e kuqja është prezente nëpër restorante. Ngjyra e kuqe gjithashtu rrit presionin e gjakut, pulsin dhe rrahjet e zemrës si pasojë dhe ndjenjën e agresionit. /tesheshi.com/