Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fuqia e dremitjes: Studimet tregojnë se një e tillë në mesditë përmirëson shëndetin fizik, emocional dhe kujtesën

by te Sheshi
27/05/2016
in Të tjera
Reading Time: 2 mins read
A A
Fuqia e dremitjes: Studimet tregojnë se një e tillë në mesditë përmirëson shëndetin fizik, emocional dhe kujtesën

Nga mesi i një dite të gjatë pune, apo gjatë kohës sa jemi në shkollë, shumica prej nesh i drejtohemi një filxhani kafeje, për pak ekstra energji.

Por në fakt, mbyllja e syve,qoftë edhe për disa minuta, mund të ketë efekt shumë më pozitiv në shëndetin tonë emocional, mendor apo fizik.

Në ditarin e Wall Street Journal të titulluar, “Si të bëjmë një sy gjumë në formën më perfekte”, studiuesit sugjerojnë që për të qenë një dremitje e dobishme, varet se çfarë dëshirojmë me atë dremitje.

Që një dremitje të jetë perfekte, nuk është e domosdoshme të zgjasë shumë.

Sipas një studimi të vitit 2012, një dremitje prej 10 deri 20 minutash, është ideale për të përmirësuar përqendrimin e njeriut dhe produktivitetin e tij.

Hulumtuesit kanë gjetur se një dremitje prej 10 minutash ka rezultuar me shtim të energjisë, largim të përnjëhershëm të lodhjes e molisjes.

Në anën tjetër, dremitja në kohëzgjatje prej 30 minutash, mund të shkaktojë një dezorientim dhe reagim të ngadaltë në momentin kur zgjohemi dhe kjo gjendje mund të zgjasë edhe 30 minuta pas zgjimit, para se dremitja të fillojë të jap efektin e saj pozitiv për organizmin.

Një studim i kryer në vitin 2015, ka gjetur se dremitja deri në 30 minuta mund të rregullojë vlerat hormonale, të cilat mund të jenë çrregulluara nga një gjumë jo i rehatshëm gjatë natës. Shkencëtarët në fakt, kanë gjetur se dremitja mund të përdoret për të rikthyer vlerat e biomarkerëve neuroendokrin dhe imunologjik në suaza normale.

Mbyllja e syve deri 60 minuta, po ashtu na ndihmon të ndjehemi të freskët dhe të ripërtrirë. Kjo dremitje ndikon në përmirësim të kujtesës, pra kur na duhet të sjellim në kujtesë faktet, fytyrat apo emrat e caktuar.

Ky lloj i dremitjes po ashtu ndikon në përmirësimin e vigjilencës, për një kohëzgjatje prej 10 orësh.

I vetmi disavantazh i kësaj dremitje, është mundësia për t’u zgjuar me ndjenjë të çorientimit apo konfuzionit.

Dremitja për më shumë se 90 minuta është në fakt një cikël i plotë i gjumit, dhe përfshin fazën REM dhe fazën e gjumit të thellë. Kjo lloj dremitje kthjellon mendjen, freskon kujtesën dhe e kompenson gjumin e humbur, ta zëmë gjatë natës së kaluar.

Interesant është fakti se dremitja e cila përfshin një cikël të plotë gjumi na mundëson të zgjohemi më lehtë, pa ndjenjën e ç‘orientimit dhe konfuzionit.

Pjesa e ditës kur bie vigjilenca, memoria dhe reflekset është periudha rreth orës 15:00, andaj është e njohur se disa vende të Amerikës Jugore kanë kohën e dremitjes të njohur si “siesta”, pikërisht prej orës 13.00 deri në 16.00 të pasdite.

Është me rëndësi të nënvizohet fakti se dremitja në pjesën e fundit të ditës mund të interferojë me gjumin tonë të natës, dhe ta çrregullojë orën tonë biologjike.

Andaj kujdes kur e përzgjidhni kohën për t’u dremitur. /tesheshi.com/

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?
Sociale & Shoqëri

Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?

02/07/2025
Next Post
Kosova para një stuhie të re politike: paralajmërime për tensionim të sigurisë në vend

Kosova para një stuhie të re politike: paralajmërime për tensionim të sigurisë në vend

Zbardhet vizita e Vuçiqit në Moskë, Putin: Jo shqiptarët në qeveri, por Daçiqin

Zbardhet vizita e Vuçiqit në Moskë, Putin: Jo shqiptarët në qeveri, por Daçiqin

Pamjet rrënqethëse të tragjedisë së Krujës (Video)

Pamjet rrënqethëse të tragjedisë së Krujës (Video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni