Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Fundi tragjik i Zai Fundos: si nisi në Dobrej të Tropojës, aty ku dhe u arrestua

by te Sheshi
17/09/2016
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 5 mins read
A A
Fundi tragjik i Zai Fundos: si nisi në Dobrej të Tropojës, aty ku dhe u arrestua

Nga Gjon Neçaj

Shkak për të shkruar këto radhë për LLazar Fundon (Zai Fundon) ,ishte një mesazh në rrjetet sociale i shkrimtarit dhe studiuesit të thekur, Petrit Palushi, ku citonte:

“Si e pushkatuan Zai Fundon në Kolesjan më  23 shtator 1944 ?
Zai Fundon, mbasi e arrestuan në Malin Dobrej të Tropojës (Malësi e Gjakovës), e sollën të lidhur në Kolesjan të Lumës. Natyrisht që Shefqet Peçi me krejt këndellje do zbatonte urdhrin e Enver Hoxhës, sepse dy ditë më parë, Enver Hoxha kish nisë radiogramin për torturimin deri në vdekje dhe më pas pushkatimin e Fundos. Si për ironi të fatit, jashtëkohësi, i kulturuari dhe antikonformisti Fundo, njohësi i shtatë gjuhëve të huaja do pushkatohej mu në katundin, në të cilin qe hapë e para shkollë shqipe e visit të Lumës në 1911-n. Më vonë, Fan  Noli , kur mori vesh për ekzekutimin e Fundos, do të shprehej me trishtim të dukshëm: “Ç’i mbetet Shqipërisë po i prishëm njerëz të tjerë të mëdhenj si Fundo ?! “

***

Llazar Fundo,i njohur si Zai Fundo, u lind  në Goricë të Korçës më 20 mars 1899 në një familje tregtare me origjinë vllehe  nga Voskopoja. Ndoqi Liceun francez në Selanik, më pas studimet për drejtësi në Sorbonë të Parisit ku ra në kontakt me idetë komuniste. Më 1923 u kthye në Shqipëri me profesionin jurist.Ishte aktivist  dhe kryetar i shoqërisë “Bashkimi” të Avni Rustemit,një eksponent i njohur  i lëvizjes komuniste,më pastaj gazetar,social-demokrat,veprimtar i Ballit Kombëtar.Ndërkohë mori pjesë në Shoqërinë “Bashkimi” (1922-1925) dhe pas vrasjes së Avni Rustemit më 1924, u zgjodh kryetar i shoqërisë dhe drejtoi gazetën “Bashkimi”.

Në mbarim të dhjetorit, kur Qeveria e Nolit ra, u largua nga atdheu për në Itali, Austri, Gjermani, Francë e Rusi. Gjatë kësaj kohe bashkëpunoi me gazetën “Liria Kombëtare” e Omer Nishanit. Gjatë qendrimit në Vienë aderon në Federatën Komuniste Ballkanike, që kishte në brendi -n dhe Komitetin e Kosovës, ku Zai Fundo ishte aktiv. Më pas emigron drejt BRSS-së, diplomohet për filozofi në Moskë dhe jep leksione të kësaj lënde në Leningrad dhe anëtarësohet në Komintern.

Merr pjesë në Kongresin e 8-të të Federatës Komuniste Ballkanike ku diskutoi rreth formimit të partisë komuniste në Shqipëri, duke ndihmuar të formohet Grupin Komunist të Korçës.

Me 1933 ndodhej në Gjermani ku sheh Zjarrin e Reichstagut dhe largohet drejt Bashkimit Sovjetik me të gjykuarin e Leipzig-ut, Georgi Dimitrov. Dënohet me vdekje nga Kominterni për qendrimin kundra stalinist më 1938, por Dimitrovi ,atëherë prijës i Kominternit -,e rrëzoi vendimin.

Me 1939, pas pushtimit italian kthehet në atdhedhe nisë punë si mësues gjimnazi. Hiqet pas një viti për veprimtarinë e tij anti-italiane bashkë me Ali Këlcyrën, me të cilin puqet dhe në mendimin politik të qendrës së majtë. Kapet nga italianët dhe internohet në ishullin famëkeq të Ventotenes. Atje do ishte bashkë me Safet Butkën, Muzafer Pipën, Isuf Luzajn, Altiero Spinellin dhe Sandro Pertinin. Spinelli do e përshkruante në autobiografinë e tij “Si provova të bëhesha i urtë”:

“E ndiej për detyrë të flas këtu për Fundon, sepse  kemi qenë miq për disa vjet. Ishte më autoritari nga gjithë shqiptarët, sepse kishte një përvojë politike të gjatë dhe komplekse, që iu mungonte jo vetëm pastorëve myslimanë, po edhe intelektualëve, të cilët ishin futur në politikë vetëm së fundi, të shtyrë nga neveria për pushtuesin fashist. Fundo ishte bërë komunist në Paris gjatë studimeve universitare. Duke qenë se besimit të tij i shtohej inteligjenca dhe njohja e jo pak gjuhëve, angazhimi i tij politik kishte arritur përtej Shqipërisë, dhe kur Dimitrov ishte arrestuar pas zjarrit në Rajhshtag, Fundo ishte në Berlin si një nga bashkëpunëtorët e tij. I kishte shpëtuar arrestimit dhe kishte rihyrë në Moskë ku punonte në Internacionale. Kur nisi era e spastrimeve të mëdha, ai, komunist besnik, por i edukuar në një atmosferë kulturore liberale në vendet demokratike, kishte frekuentuar jo pak kundërshtarë të Stalinit.”

Në Ventotene ishte afruar në mënyrë të natyrshme me ish- komunistët dhe socialistët, me të cilët fliste shpesh për mallkimin e regjimit të Stalinit. Përndryshe shetiste i qetë,i drejtë, i bukur me flokë bjond që ia merrte era, duke mërmëritur me zë të ulët fjalët e Platonit që ishte duke lexuar në greqisht, duke kërkuar tek tekstet antike qetësinë e shpirtit që ia kishte marrë dështimi i përvojës së tij komuniste dhe që nuk e gjente gjëkundi.

***

Pas 8 shtatorit kur u lirua dhe grupi i fundit i të internuarve të Ventotenes, Llazar Fundo zbriti në bregun puliez, kaloi në Shqipëri, u njoh me partizanët komunistë duke u thënë kush ishte dhe që po vinte të luftonte me ta, u vu pas murit dhe u pushkatua. Ishte vetëm dyzet vjeç. Me dy federalistët italianë bashkë me mikun e tij Stavro Skëndin hartojnë Manifestin e Ventotenes.

Megjithë mbështetjen vëllazërore dhe miqësore që i dha Sandro Pertini, në një takim të fundit me të në Romë, në gusht 1943 që donte ta bindte për të qëndruar në Itali për të luftuar me të fashizmin, ai vendos të kthehet në Shqipëri për të luftuar. Bashkohet me vëllezërit Kryeziu dhe misionin britanik pranë tyre në  Tropojë, Malësinë e Gjakovës.

Në shtator 1944 kapet nga partizanët jugosllavë në malin Dobrej të Tropojës dhe i dorëzohet komunistëve shqiptarë. Dënohet për “trockizëm” dhe bashkëpunimin me Shërbimin Informativ Britanik. Arrestohet dhe vritet nga forcat partizane në Kolesjan të Kukësit më 23 shtator 1944.

Në radiogramin  e Enver Hoxhës më 21 shtator 1944,thuhet: “Zai Fundon ta torturoni deri në vdekje dhe pastaj ta pushkatoni” .

Për jetën dhe veprimtarinë e Zai Fundos,ka shkruar me  fakte historike studiuesi Uran Butka.

Në vitin 1995 nga Presidenti i Republikës  Dr.Sali Berisha, i jepet  titulli i lartë “Martir i Demokracisë”. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Studentët prishtinas ngrihen kundër kishës serbe: na ka uzurpuar territorin

Studentët prishtinas ngrihen kundër kishës serbe: na ka uzurpuar territorin

Milo Gjukanoviç: njohja e Kosoës nga Mali i Zi, një nga shkaqet pse na urren Serbia

Milo Gjukanoviç: njohja e Kosoës nga Mali i Zi, një nga shkaqet pse na urren Serbia

Do të kuptoni shumë nëse shikoni një shtëpi japoneze nga brenda

Do të kuptoni shumë nëse shikoni një shtëpi japoneze nga brenda

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni