Dave Courtney, një aktor anglez dhe i vetëshpallur “gangster”, vdiq në moshën 65-vjeçare.
Sipas mediave, ai ka humbur jetën duke qëlluar veten në shtëpinë e tij, ku ka mbërritur me shpejtësi policia e Londrës dhe shërbimi i ambulancës ka mundur vetëm të konfirmojë vdekjen e tij.
“Askush në familjen e tij nuk është arrestuar”, u njoftua zyrtarisht.
Courtney u mburr për lidhjet e tij të dyshuara me kriminelët e famshëm anglezë si Reggy Kray dhe Lenny Mcklean dhe tha se ai ishte qëlluar, therur me thikë, i kishin pickuar hundën dhe duhej “të vriste për të mbetur gjallë”. Ai e quajti shtëpinë e tij “Castle Camelot” dhe i pëlqente të kishte simbole dhe imazhe të tij si kalorës kudo.
Megjithatë, në botën reale para aktrimit, ai ishte larg nga një kalorës dhe një gangster si ata nga filmat. Ai ishte një kriminel i vogël, që merrte pjesë në mbledhjen e borxheve, sulme fizike, ishte një bandit i ndjekur penalisht për rrahjen e të dashurës së tij 10 vjet më parë, si dhe pretendoi se ka marrë pjesë edhe në vrasje. Në librin e tij, ai shkroi se u shpall i pafajshëm në 19 gjykime të veçanta.
Publiku anglez e njohu atë si autorin e gjashtë librave, ndërkohë që luajti dhe prodhoi filmin e tij. Ai luajti në filmat “Six Band Trap”, “Clubbing to Death” dhe “The Dead Sleep Easy”.
Ai gjithashtu do të mbahet mend nga shumë njerëz për personazhin e famshëm të ish-futbollistit Vinnie Jones, Big Chris, në filmin “Lock, Stock and Two Smoking Barrels”, me regji dhe skenar nga Guy Ritchie. Ai film është bërë jashtëzakonisht i popullarizuar që nga premiera e tij në vitin 1998, gjë që mund të ketë të bëjë me faktin se Vinnie Jones ishte një futbollist i famshëm i Wimbledon-it më parë dhe në fushë ishte po aq i vrazhdë sa në film. /tesheshi.com/